🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 98.64 ▲2.26%
ARI 3,921 ▼1.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,778 ▼ -1.77% ETH $2,254 ▼ -1.34% XRP $1.2539 ▲ +0.23% SOL $92.0300 ▼ -2.45%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 98.64 ▲2.26 % ARI 3,921 ▼1.24 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 98.64 ▲2.26 % ARI 3,921 ▼1.24 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Bota

“Tgcom24” – Sekuestrohen 2,6 tonë kokainë në Atlantik, mes të arrestuarve edhe një shqiptar

– Në kuadër të një hetimi koordinuar nga Zyra e Prokurorit Anti-Mafia të Breshias (DDA), Guardia di Finanza e Italisë, në bashkëpunim me autoritetet e Spanjës dhe Portugalisë, ka sekuestruar mbi 2,6 tonë kokainë në Oqeanin Atlantik dhe ka arrestuar katër persona të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge, sipas medias italiane “Tgcom24”.

Operacioni u zhvillua pranë brigjeve të Lisbonës, ku Policia Detare portugeze ndaloi një gomone oqeanike shumë të shpejtë të tipit “go-fast”, e përdorur shpesh nga grupet kriminale për transportin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike.

Të arrestuarit janë dy shtetas spanjollë, një shtetas i Gjibraltarit dhe një shtetas shqiptar, ky i fundit banues në Mantova dhe me vendbanim në provincën e Breshias, në Itali.

Sipas autoriteteve italiane, mjeti lundrues u monitorua vazhdimisht nga avionët e Guardia di Finanza, të pajisur me teknologji të avancuar për mbikëqyrjen detare.

Këta avionë ishin dislokuar në Gadishullin Iberik në kuadër të operacioneve për kontrollin e kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian.

Vlera e kokainës së sekuestruar llogaritet në rreth 78 milionë euro në tregun e shumicës, ndërsa nëse droga do të shpërndahej në tregun e pakicës, do të gjeneronte të ardhura të vlerësuara në rreth 500 milionë euro.

Hetimet kanë konfirmuar se organizatat kriminale, po përdorin gjithnjë e më shpesh gomone të tipit “go-fast”, me gjatësi nga 10 deri në 16 metra dhe të pajisura me disa motorë të fuqishëm, të aftë të arrijnë shpejtësinë mbi 130 kilometra

Këto mjete janë të vështira për t’u kapur dhe përdoren kryesisht për transportin e drogës në rrugët detare ndërkombëtare. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.