⛅
Tiranë 10°C · Pjesërisht vranët 29 Nëntor 2026
S&P 500 7,297 ▲1.6%
DOW 50,775 ▲1.18%
NASDAQ 24,130 ▲2.31%
NAFTA 83.08 ▼0.72%
ARI 3,669 ▲2.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
₿ CRYPTO
BTC $58,877 ▼ -1.28% ETH $1,629 ▼ -1.37% XRP $0.9216 ▼ -2.06% SOL $70.0400 ▼ -1.45%
S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 % S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 %
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
29 Nën 2026
Breaking
roze

Thashethemet për përplasje në “Euphoria”, reagon Sydney Sweeney

Sydney Sweeney ka mohuar zërat për përplasje mes saj dhe kolegëve të serialit të njohur Euphoria, duke akuzuar mediat dhe rrjetet sociale për shtrembërim të realitetit.

Në një intervistë për Vanity Fair, publikuar të mërkurën, Sweeney tha se anëtarët e kastit janë rritur së bashku gjatë xhirimeve dhe se nuk ka pasur konflikte serioze mes tyre.

“Ne të gjithë jemi rritur bashkë në këtë shfaqje,” u shpreh ajo, duke komentuar thashethemet për tensione mes aktorëve.

Aktorja 28-vjeçare shtoi se është “e çuditshme” të shohësh sesi publiku dhe mediat krijojnë narrativa të pavërteta rreth prapaskenave të serialit.

“Është vërtet e çmendur të shohësh sa shumë rrjetet sociale dhe shtypi i shtrembërojnë gjërat,” tha ajo.

Sweeney gjithashtu sqaroi se vonesat në prodhimin e sezonit të tretë nuk kanë lidhje me oraret e aktorëve, siç është spekuluar më herët.

“Aktualisht ishim të gjithë në kontrata me përparësi për HBO, kështu që sapo caktohet data e xhirimeve, nuk kemi mundësi të punojmë në projekte të tjera,” shpjegoi ajo.

Sipas saj, çdo aktor ka qenë i angazhuar në mënyrë të barabartë dhe nuk ka pasur pengesa nga oraret personale.

Thashethemet për një përplasje mes saj dhe koleges Zendaya u përhapën më herët në media dhe rrjete sociale, duke sugjeruar se të dyja kishin distancuar marrëdhënien e tyre gjatë dhe pas xhirimeve.

Megjithatë, Sweeney dhe burime pranë produksionit kanë mohuar vazhdimisht ekzistencën e një konflikti real, duke theksuar se të dyja aktoret janë të angazhuara në projekte të shumta dhe kanë orare të ngarkuara.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.