Tiranë 22°C · Pjesërisht vranët 21 Shtator 2026
S&P 500 7,651 ▲0.17%
DOW 51,683 ▼0.18%
NASDAQ 26,523 ▲0.39%
NAFTA 93.98 ▼2.19%
ARI 4,387 ▼0.87%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $81,540 ▲ +1.47% ETH $2,662 ▲ +3.5% XRP $1.4318 ▲ +3.75% SOL $111.9100 ▲ +3.32%
S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 93.98 ▼2.19 % ARI 4,387 ▼0.87 % S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 93.98 ▼2.19 % ARI 4,387 ▼0.87 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
21 Sht 2026
Breaking
Bota

“The Sun” sjell eksperiencën shqiptare: Butrinti, Saranda dhe natyra e jugut

– Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve ndërkombëtarë falë plazheve me ujëra të kaltër, natyrës dhe trashëgimisë së pasur historike.

Një udhëtim nga Korfuzi drejt jugut të Shqipërisë i dha gazetarit britanik Nigel Thompson mundësinë të njihte nga afër disa prej atraksioneve të vendit, në një përvojë të publikuar nga e përditshmja britanike “The Sun”.

Në artikullin me titull “Vizitova ‘Maldivet e Evropës’ për 77 paund”, Thompson rrëfen përvojën e tij gjatë një ekskursioni njëditor, duke u ndalur veçanërisht te Butrinti, Saranda dhe peizazhet natyrore të jugut.

Gazetari thotë se kishte dëgjuar prej kohësh për plazhet shqiptare dhe ujërat e tyre bruz, që kanë bërë që vendi të përshkruhet shpesh si “Maldivet e Evropës”.

Megjithatë, vizita i tregoi një Shqipëri më të larmishme, ku krahas bregdetit spikasin historia, natyra dhe monumentet e lashta.

Ekskursioni nisi në orën 7:30 të mëngjesit, me një udhëtim rreth 30-minutësh me autobus nga hoteli drejt portit, prej nga u mor trageti për në Sarandë.

Pas rreth 75 minutash lundrim, grupi mbërriti në qytetin bregdetar dhe vijoi me autobus drejt atraksioneve kryesore të zonës.

Pas një ndalese të shkurtër për kafe, itinerari vazhdoi drejt sitit arkeologjik të Butrintit, i rrethuar nga Parku Kombëtar dhe i pasur me dëshmi të historisë së lashtë.

Thompson tregon se kishte dëgjuar për liqenin e Butrintit, por nuk e njihte historinë e gjatë të këtij vendi, ku gjurmët e banimit njerëzor datojnë mijëra vjet më parë.

Vizita e çoi pas në kohë, deri rreth vitit 800 para Krishtit, kur në këtë zonë u themelua qyteti i lashtë i Butrintit nga grekët dhe më vonë kaloi nën sundimin romak.

Rrënojat e tij janë sot pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Siti arkeologjik përshkohet përmes shtigjeve të pabarabarta nëpër pyll dhe përfshin edhe disa shkallë, ndaj gazetari këshillon turistët të zgjedhin këpucë sportive.

Gjatë vizitës, udhërrëfyesja Lindita u tregoi për historinë e qytetit, duke u ndalur te forumi i lashtë, amfiteatri, banjat publike, ujësjellësi dhe muret rrethuese, të cilat shtrihen për rreth 975 metra dhe në disa pjesë arrijnë deri në 7 metra lartësi.

Një tërmet në shekullin IV ndikoi në nivelin e detit në këtë zonë, ndërsa qyteti u braktis përfundimisht gjatë Mesjetës.

Përmbytjet e shkaktuara nga rritja e nivelit të ujit dhe baticat krijuan me kalimin e kohës një habitat të veçantë për specie të ndryshme, mes tyre bretkosat e ujit dhe breshkat.

Më tej, itinerari vijoi në Parkun Kombëtar të Butrintit, ku u shpjegua se liqeni i njohur i Butrintit është në të vërtetë një lagunë e lidhur me detin përmes një kanali rreth 2,6 kilometra të gjatë.

Zona dallohet për pasurinë e saj natyrore dhe larminë e shpendëve, mes të cilëve edhe shqiponja gjarpërngrënëse këmbëshkurtër, ndërsa midhjet e lagunës përmenden në artikull si ndër më të mirat në Evropë.

Para kthimit në Korfuz, u bë një ndalesë për fotografi në Kalanë e Lëkurësit, e vendosur në një kodër rreth 245 metra të lartë, nga ku hapen pamje të gjera të Sarandës dhe bregdetit përreth.

Ekskursioni u mbyll me pak kohë të lirë në një bar buzë detit, ku Thompson shijoi edhe një birrë shqiptare.

Gazetari pranon se dita ishte e gjatë, mbi 12 orë, ndërsa kthimi drejt hotelit në Korfuz zgjati më shumë për shkak të ndalesave për pasagjerët e tjerë.

Megjithatë, në përfundim të artikullit, ai e përshkruan vizitën si një mënyrë interesante për t’u njohur me Shqipërinë dhe shprehet se do ta konsideronte një pushim më të gjatë në vend.

Sipas “The Sun”, ekskursioni njëditor nga Korfuzi kushtonte 77 paund për person. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.