Tirana bën ndryshime edhe në akademi, Gentjan Muça do të jetë drejtori i ri teknik
Sezoni i futbollistik 2025-2026 e gjen Tiranën me shumë ndryshime, të cilat nuk kanë prekur vetëm skuadrën e parë, por edhe akademinë e klubit, e cila siç dihet është njëra prej më të mirave në vend.
Duke nisur prej ditës së sotme Akademia e Futbollit Tirana do të ketë një drejtor të ri teknik. Bëhet fjalë për Gentjan Muçën, i cili i ka shërbyer klubit bardheblu si lojtar, por edhe si trajner i moshave. Dita e sotme është e veçantë për 39-vjeçarin, i cili është vlerësuar për kontributin e dhënë ndër vite duke u emëruar në postin e drejtorit teknik.
Po sot klubi bardheblu ka bërë me dije se drejtori i akademisë do të jetë Vangjel Mile. A.V.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.