Tirana nuk është fushë-beteja e politikës së Prishtinës. Qëndrimi proserb i Kurtit më bën të jem me zullumqarin Rama&#
Nga Prof. Dr. Xhevdet Zekaj
Pjesëmarrja e aktivistëve të Vetëvendosjes në protesta politike në Tiranë ngre një pyetje të thjeshtë, por themelore: kujt i shërben kjo? Shqipërisë? Kosovës? Apo interesave partiake që po vendosen mbi interesat kombëtare? Apo larg qoftë Serbisë? Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete të një kombi, bashkëpunimi kombëtar është detyrim historik, por ndërhyrja në proceset politike të njëri-tjetrit nuk forcon unitetin kombëtar. Përkundrazi, krijon tensione dhe përçarje të panevojshme. Sot shqiptarët përballen me sfida të mëdha, në Luginën e Preshevës vazhdon diskriminimi i shqiptarëve.
Në Medvegjë dhe Bujanoc popullsia shqiptare po pakësohet nga emigracioni dhe mungesa e perspektivës. Në veri të Kosovës, Mitrovica vazhdon të mbetet simbol i një ndarjeje që ende nuk është kapërcyer plotësisht, gjuha shqipe po rrezikohet e përdhunohet në Maqedoni të Veriut e megjithatë, rrallëherë shohim mobilizime masive për këto plagë kombëtare apo unifikim shqiptar në çështjen shqiptare.
Ndoshta me direktivë serbe, disa kosovarë harrojnë të jenë në perkujtimoren e Afrim Bunjakut, as 50 vetë, apo dhe më keq importojnë 600 milionë euro mallra çdo vit nga armiqtë e betuar, dhe ulin çdo vit importin nga Shqipëria, etj. Lind pyetja: përse qindra militantë gjejnë kohë të vijnë në Tiranë për protesta politike, por nuk shihen me të njëjtin entuziazëm në mbështetje të shqiptarëve të Preshevës? Përse nuk organizohen marshime të mëdha kundër diskriminimit të shqiptarëve në Serbi? Përse nuk ushtrohet i njëjti presion politik ndaj Beogradit për të drejtat e shqiptarëve? Përse heshtin për Hagën e Hashim Thaçit me akuzat serbe etj, etj.
Një tjetër paradoks është marrëdhënia ekonomike me Serbinë. Retorika politike është shpesh e ashpër, por ekonomia vazhdon rrugën e saj. Ndërkohë, shqetësimi kryesor i disa aktivistëve duket se janë investimet dhe zhvillimet në Shqipëri, sikur problemi më i madh kombëtar të ishte ndërtimi i një resorti në bregdet dhe jo sfidat që përjetojnë shqiptarët jashtë kufijve të shtetit shqiptar. Po aq e çuditshme është heshtja për shumë çështje që prekin drejtpërdrejt interesin kombëtar.
Pse nuk ka të njëjtin zell për mbrojtjen politike e morale të figurave shqiptare që përballen me procese gjyqësore ndërkombëtare? Pse nuk ka të njëjtën energji për të ngritur zërin për shqiptarët e Luginës së Preshevës? Pse nuk ka të njëjtin mobilizim për problemet reale të kombit? Një qeveri matet jo nga aftësia për të prodhuar spektakël politik, por nga aftësia për të mbrojtur interesat e qytetarëve të saj dhe të kombit që përfaqëson. Shqipëria nuk ka nevojë për importimin e konflikteve politike. Kosova nuk ka nevojë për përplasje me Tiranën. Të dyja kanë nevojë për bashkëpunim, zhvillim dhe koordinim strategjik. Historia na mëson se kur shqiptarët janë përçarë, kanë humbur, kur janë bashkuar, kanë fituar.
Prandaj pyetja ime nuk është pse disa qindra aktivistë erdhën në Tiranë, por thelbi i pyetjes sime është tjetër: Pse nuk protestohet kur shqiptarët e Preshevës vazhdojnë të kërkojnë mbështetje? Pse me qëndrim servil të Albin Kurtit ndaj Ukrainës, që nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur? Kur Serbia vazhdon të sfidojë interesat shqiptare në rajon, përse beteja më e madhe e disa politikanëve shqiptarë albinkurtash qenka Tirana? Shqiptarët nuk kanë nevojë për revolucion kundër njëri-tjetrit, kanë nevojë për një front të përbashkët kundër problemeve që i sfidojnë si komb, por një pjesë e madhe kosovarët të dorëzuar ndaj shovinizmit serb, dhe energjik në destabilizimin e Shqipërisë, vepër proserbe kurtjane, por dhe një organizim i UDB-së së Serbisë në anarshinë shqiptare
Dhe kush e zhvendos energjinë kombëtare nga Presheva, Mitrovica, Haga, shqiptarët në Maqedoni të Veriut drejt konflikteve partiake në Tiranë, duhet t’iu përgjigjet vetë shqiptarëve për këtë zgjedhje. Prandaj sot jam me prosperitetin, zhvillimin jam me Edi Ramën, edhe përse kjo qeveri e ka mbushur kupën me zullume dhe na ka ardhur në majë të hundës.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.