Kronika

Tiranë: Atentat ndaj biznesmenit Tefik Hysa

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 11:00 në Tiranë, në afërsi të stadiumit “Selman Stërmasi”. Dy persona me motor kanë qëlluar me armë zjarri kundrejt shtetasit Tefik Hysa, i cili ka mbetur i plagosur rëndë, ku një nga plumbat e ka marrë në kokë. Sipas deshmitarëve biznesmeni ka qënë i shoqëruar me një femër.
Tefik Hysa, i njohur edhe si ish pronar i fabrikës së tullave në Vorë, është qëlluar gjatë kohës që ndodhej i ulur në lokal, i shoqëruar nga një person tjetër. Edhe më parë ka patur tentativa për eleminimin e tij. Ai është dërguar menjëherë në spital ku sipas mjekëve është në gjendje të rëndë.
Atentatorët kanë mundur të largohen me shpejtësi, por policia ka ndaluar njërin prej tyre në zonën e “Komunës së Parisit”.
Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardi Veliu ka pohuar se po punohet për kapjen e autorit tjetër dhe për zbardhjen e atentatit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button