☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.52 ▲1.62%
ARI 4,060 ▼0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,214 ▲ +1.65% ETH $2,367 ▲ +2.12% XRP $1.3308 ▲ +2.05% SOL $102.5200 ▲ +2.49%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.52 ▲1.62 % ARI 4,060 ▼0.37 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.52 ▲1.62 % ARI 4,060 ▼0.37 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Politika

Tiranë-Prishtinë, marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dhe Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare i Republikës së Kosovës, Andin Hoti, nënshkruan, në Tiranë, Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit institucional në fushën e punësimit dhe zhvillimit të kapitalit njerëzor.

Marrëveshja synon të krijojë një kuadër të përbashkët bashkëpunimi për lehtësimin e punësimit të qytetarëve në të dy vendet, rritjen e mobilitetit të fuqisë punëtore, shkëmbimin e informacionit dhe praktikave më të mira, si dhe forcimin e kapaciteteve të institucioneve përgjegjëse për punësimin, aftësimin dhe formimin profesional.

Në fjalën e saj, Ministrja Ibrahimaj vlerësoi rëndësinë e marrëveshjes si një instrument konkret që afron më tej Shqipërinë dhe Kosovën në politikat e tregut të punës.

“Kjo është një marrëveshje që lehtëson qytetarët në të dy anët e Kombit, duke hapur më shumë mundësi për punësim dhe zhvillim profesional”, deklaroi ministrja.

Ibrahimaj vuri në dukje se përmes këtij bashkëpunimi do të afrohen më shumë tregjet tona të punës, do të përmirësohen shërbimet për qytetarët dhe do të mbështeten bizneset që kanë nevojë për fuqi punëtore të kualifikuar.

Nga ana e tij, Ministri Andin Hoti theksoi se marrëveshja përfaqëson një hap të rëndësishëm në krijimin e mundësive më të mëdha për qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës për të përfituar nga shërbimet dhe programet në fushën e punësimit dhe aftësimit profesional.

Ceremonia u zhvillua në praninë e zëvendësministrave dhe përfaqësuesve të institucioneve zbatuese të të dy vendeve.

Më herët, në kuadër të nënshkrimit të marrëveshjes, delegacionet zhvilluan një takim dypalësh.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.