Kronika

Tiranë, zjarri shkrumbon një banesë në rrugën “Mine Peza”

Një banesë në rrugën “Mine Peza” në Tiranë është shkrumbuar paraditen e sotme për shkak të një zjarri që ra nga shpërthimi i një bombole.

Ishin banorët e pallatit që panë flakët në katin e katërt dhe lajmëruan zjarrfikësen. Fatmirësisht pati vetëm dëme materiale dhe asnjë person nuk është lënduar nga zjarri, që dogji gjithçka.

Zjarrfikësit zbuluan se gjithçka ndodhi pas shpërthimit të një bombole të vogël me gaz që ndodhej në ballkonin e shtëpisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button