Todoroski rinovon kontratën me Flamurtarin
Flamurtari vazhdon punën për ndërtimin e skuadrës, që këtë sezon do të militojë në Kategorinë e Parë.
Klubi vlonjat përveç afrimeve të reja (Migone, Korreshi, Barry, Berisha, Nurja, Sala dhe Coba) ka rinovuar kontratën edhe me disa elementë që spikatën në fushë sezonin e kaluar (si Kaloshi apo Pjeshka).
Ditën e sotme Flamurtari njofton se ka rinovuar për 2 vite kontratën me mbrojtësin Todor Todoroski. 27-vjeçari nga Maqedonia e Veriut u aktivizua në 22 ndeshje me vlonjatët sezonin e kaluar.
“Flamurtari F.C. ka kënaqësinë të njoftojë se Todor Todoroski ka rinovuar kontratën me klubin për 2 vite, duke vazhduar të jetë pjesë e familjes kuqezi”, shkruhet në njoftimin e klubit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.