⛅
Tiranë 10°C · Pjesërisht vranët 29 Nëntor 2026
S&P 500 7,297 ▲1.6%
DOW 50,775 ▲1.18%
NASDAQ 24,130 ▲2.31%
NAFTA 83.08 ▼0.72%
ARI 3,669 ▲2.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
₿ CRYPTO
BTC $58,733 ▼ -1.54% ETH $1,626 ▼ -1.67% XRP $0.9202 ▼ -2.24% SOL $69.8000 ▼ -1.82%
S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 % S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 %
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
29 Nën 2026
Breaking
roze

Tom Holland konfirmon martesën me Zendaya

Tom Holland ka konfirmuar publikisht se është martuar me Zendaya, duke i dhënë fund muajve të spekulimeve rreth statusit të marrëdhënies së tyre.

Në një intervistë për revistën Esquire U.K., aktori britanik foli hapur për forcën e lidhjes së tyre dhe mbështetjen që i japin njëri-tjetrit në një industri shpesh sfiduese.

“Kam gjetur personin tim. Ajo është shoqja ime më e mirë dhe jam më i lumtur se kurrë kur jam me të,” u shpreh Holland.

Aktori theksoi se fakti që të dy jetojnë të njëjtën jetë profesionale i ndihmon të kuptojnë dhe mbështesin njëri-tjetrin në mënyra që, sipas tij, askush tjetër nuk do të mundej.

Holland dhe Zendaya u njohën gjatë xhirimeve të filmit Spider-Man: Homecoming në vitin 2017, ndërsa lidhjen e tyre e bënë publike në vitin 2021. Në janar 2025 u raportua se çifti ishte fejuar.

Gjatë intervistës, Holland konfirmoi gjithashtu se ceremonia e martesës tashmë është zhvilluar. I pyetur për fotografitë e krijuara me inteligjencë artificiale që pretendonin të tregonin dasmën e tyre, ai u përgjigj me humor: “Jo, sepse të gjithë ishin aty”, duke lënë të kuptohet se familjarët dhe miqtë e afërt morën pjesë në ceremoninë reale.

Çifti u shfaq së fundmi së bashku në tapetin e kuq në Madrid, në paraqitjen e tyre të parë të përbashkët pas katër vitesh.

Aktualisht, të dy po punojnë në projekte të rëndësishme kinematografike, përfshirë filmat The Odyssey dhe Spider-Man: Brand New Day, ku ndajnë sërish ekranin së bashku.

Në intervistë, Holland nuk kurseu as lëvdatat për bashkëshorten e tij, duke e cilësuar Zendaya-n si “një nga aktoret më të talentuara të momentit” dhe duke vlerësuar përkushtimin e saj ndaj çdo roli që interpreton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.