☁️
Tiranë 16°C · Vranët 16 April 2026
S&P 500 7,023 ▲0.8%
DOW 48,464 ▼0.15%
NASDAQ 24,016 ▲1.59%
NAFTA 91.49 ▲0.22%
ARI 4,847 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216
₿ CRYPTO
BTC $75,028 ▲ +1.42% ETH $2,357 ▲ +1.7% XRP $1.4064 ▲ +3.69% SOL $85.4100 ▲ +2.94%
S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 91.49 ▲0.22 % ARI 4,847 ▲0.49 % S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 91.49 ▲0.22 % ARI 4,847 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216
16 Apr 2026
Breaking
Kronika

Torturat ndaj Karelit, prokuroria greke: Burg për gardianët

Prokuroria greke ka kërkuar shpalljen fajtor dhe dënimin me burg për gardianët e burgut që torturuan deri në vdekje të burgosurin shqiptar Ilia Kareli.

Dhuna-ndaj-Ilia-Karelit

Gardianët grekë, të akuzuar për torturimin e të burgosurit shqiptar, Ilia Kareli, duhet të shpallen fajtorë. Ky është vendim i i prokurores, shqiptuar gjatë procesit gjyqësor që po zhvillohet në gjykatën e Selanikut. Sipas saj, duhet shpallur fajtor edhe ish drejtori i burgut, që akuzohet për marrje në mbrojtje të kriminelëve.

Prokurorja ka argumentuar se gardianët e kanë torturuar në mënyrë barbare Ilia Karelin, por ka theksuar se nuk ishin torturat që shkaktuan vdekjen e të burgosurit shqiptar.

Duke u mbështetur në deponimin e mjekut ligjor, prokurorja tha se Ilia Kareli e humbur jetën për shkak të një ataku kardiak, simptomat e të cilit ishin shfaqur para se ai të transferohej në burgun e Nigritas.

Në pretencën e saj, prokurorja ka përshkruar me detaje gjithçka që ndodhi në mars 2014, duke iu referuar sa dëshmive të marra gjatë procesit të hetimit, aq edhe materialeve audiovizive nga burgu i Nigirtas. Prokurorja tha se i burgosuri, në momentin e mbërritjes në këtë burg, ecte normalisht, pa treguar se ka ndonjë problem”.

Mirëpo, ka theksuar prokurorja, diametralisht e kundërt ishte pamja e Karelit, pak orë më vonë, ku duket qartë se si ishte “i drobitur, i dërrmuar, që zvarritej duke u mbajtur nga krahët”.

Prokurorja tha se torturimi i Karelit ishte një akti “sistematik dhe i qëllimshëm”, si “ndëshkim” për humbjen e kolegut të tyre që u vra nga i burgosuri shqiptar në burgun e Malandrinos. Ajo shtoi se Kareli ishte goditur në mënyrë të dhunshme dhe barbare në qelinë e pritjes, e cila nuk kishte sistem survejimi me kamera.

Duke iu referuar shkaqeve të vdekjes se Ilia Karelit, prokurorja tha ndër të tjera se ai vuante nga zemra, rrjedhimisht ishte i ekspozuar ndaj një incidenti kardiak. Sipas saj, ngjarja në Malandrino dhe stresi psikologjik dhe fizik që pasoi, ishin “detonatori i problemit kardiak”.

Prokurorja ka ndryshuar akuzën fillestare ndaj gradianëve. Nga “tortura të një rasti të veçantë me rezultat vdekjen e personit”, në “kryerje torturash”.

Në aktkauzën e lexuar më 4 janar 2016, kur filloi procesi, thuhej se si rezultat i torturave, “Karelit iu shkaktuan hematoma dhe një frakturë në kafazin e kraharorit. Kjo frakturë dhe torturimi sistematik, ishin në gjendje për të sjellë, pak orë më vonë, vdekjen e Ilia Karelit”, konkludonte aktakuza e atëhershme.

Tani, ndryshimi i akuzës, ndryshon edhe masën e dënimit për të pandehurit. Ndërsa në rastin e parë ata do të mund të dënoheshin me burgim të përjeshtëm, në rastin e dytë dënimet shkojnë nga 5 deri në 20 vjet.

Gjithsesi, procesi gjyqësor do të vazhdojë më 4 tetor, kur do të dëgjohen avokatët mbrojtës të 13 gradianëve të pandehur.

Ilia Kareli ishte emri me të cilin njihej në Greqi shtetasi shqiptar Kudret Kume. Më 25 mars 2014, i ndodhur në gjendje amoku, Kareli goditi për vdekje me thikë gardianin e burgut Malandrinos, Jorgos Tsironis. Dy ditë më vonë, ai u dërgua në burgun e Nigritas, prej nga doli vetëm i vdekur.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.