⛅
Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 25 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
₿ CRYPTO
BTC $80,544 ▲ +1.15% ETH $2,343 ▲ +1.94% XRP $1.2984 ▲ +2.76% SOL $101.3000 ▲ +1.76%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
25 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Toshkovski: Që nga dita e parë kemi marrë përsipër detyrimin që siguria të jetë prioriteti më i lartë

Që nga dita e parë e kemi marrë përsipër detyrimin që siguria të jetë prioritet më i lartë. Gjatë dy viteve të kaluara u përballëm me sfida të shumta të sigurisë, por dëshmuam se me përkushtim, integritet dhe bashkëpunim ndërkombëtar, mund të arrihen rezultate të dukshme, tha sot në mëngjes ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Toshkovski, i cili po jep llogari për punën e bërë gjatë dy vjetëve të kaluara, theksoi se MPB i fuqizoi kapacitetet institucionale dhe e avancoi luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Kemi investuar në pajisje, trajnime dhe teknologji të reja. Raporti i sotëm nuk është vetëm një deklaratë shifrash, por një konfirmim faktik i punës dhe profesionalizmit të nëpunësve të policisë dhe të gjithë punonjësve në MPB. Jam i vetëdijshëm se ende ka shumë punë përpara nesh, siguria është proces që kërkon shumë përkushtim. Prandaj, do të vazhdojmë me të njëjtën energji, vizion të qartë dhe vendosmëri për të ndërtuar MPB moderne që do t’u përgjigjet sfidave”, theksoi Toshkovski.

Sipas tij, të jesh pjesëtar i MPB-së nuk është vetëm profesion, por nder dhe përgjegjësi.

“Qëndrojmë për çdo ditë në shërbim të qytetarëve dhe shtetit. Qëllimi ynë është shtet i sigurt, sistem i qëndrueshëm dhe institucione të fuqishme”, theksoi Toshkovski.

Ministri jep llogari për punën e bërë në Qendrën për Trajnim në Idrizovë. Dhe në këtë rast, duke folur në çdo segment të punës së policisë, ai porositi se nuk ka të paprekshëm dhe selektivitet, pa dallim të funksionit, pozitës dhe vendit të punës.“Vetëm duke respektuar ligjet dhe duke i trajtuar të gjithë në mënyrë të barabartë do të arrijmë rezultate”, nënvizoi Toshkovski.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.