☁️
Tiranë 16°C · Vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,509 ▼0.54%
DOW 52,113 ▼0.53%
NASDAQ 25,119 ▼0.53%
NAFTA 85.37 ▼1.7%
ARI 4,059 ▼1.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $73,270 ▼ -2.82% ETH $2,027 ▼ -5.37% XRP $1.0414 ▼ -6.18% SOL $82.5500 ▼ -5.89%
S&P 500 7,509 ▼0.54 % DOW 52,113 ▼0.53 % NASDAQ 25,119 ▼0.53 % NAFTA 85.37 ▼1.7 % ARI 4,059 ▼1.35 % S&P 500 7,509 ▼0.54 % DOW 52,113 ▼0.53 % NASDAQ 25,119 ▼0.53 % NAFTA 85.37 ▼1.7 % ARI 4,059 ▼1.35 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – KE nis negociatat për heqjen e tarifave roaming me Shqipërinë dhe vendet e rajonit

– Siç kishte njoftuar presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj në Ballkanin Perëndimor në tetor 2026, Komisioni Evropian ka hapur negociatat për përfshirjen e Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë në skemën e Bashkimit Evropian “Roam Like at Home”, shkruan KE në faqen e tij zyrtare.

Kjo do t’u mundësojë qytetarëve që udhëtojnë ndërmjet vendeve të Bashkimit Evropian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor të kryejnë telefonata, të dërgojnë mesazhe dhe të përdorin internetin në telefonat celularë pa tarifa shtesë roaming-u.

Negociatat dypalëshe me vendet partnere kanë nisur tashmë.

Pasi marrëveshjet të përfundojnë dhe vendet partnere të harmonizojnë plotësisht legjislacionin e tyre me rregullat e BE-së për roaming-un, Komisioni Evropian do t’i kërkojë Këshillit të Bashkimit Evropian miratimin e zgjerimit të zonës së roaming-ut, duke përfshirë edhe këto vende.

Në qershor 2026, Këshilli i Bashkimit Evropian autorizoi nisjen e bisedimeve për zgjerimin e skemës evropiane të roaming-ut edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Këto marrëveshje do të mbështeten në Marrëveshjet ekzistuese të Stabilizim-Asociimit, të cilat kontribuojnë në forcimin e stabilitetit të rajonit dhe integrimin e tij ekonomik me Bashkimin Evropian.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.