🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 97.39 ▲0.96%
ARI 3,928 ▼1.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,500 ▼ -2.31% ETH $2,246 ▼ -1.83% XRP $1.2479 ▼ -0.42% SOL $91.5100 ▼ -3.32%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.39 ▲0.96 % ARI 3,928 ▼1.05 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.39 ▲0.96 % ARI 3,928 ▼1.05 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Kronika

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA! Zjarri i merr jetën tre fëmijëve, në gjendje të rëndë katër persona të tjerë

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre fëmijë kanë humbur jetën pas një zjarri të fuqishëm që përfshiu banesën e tyre dy-katëshe mëngjesin e së mërkurës, 26 gusht.

Katër persona të tjerë, dy fëmijë dhe dy të rritur, ndodhen në gjendje kritike në spital, bëri të ditur shefi i Departamentit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Jacksonville, Percy Golden. Bilanci është konfirmuar edhe nga mediat lokale amerikane.

Alarmi për zjarrin në Windergate Drive, pranë Old St. Augustine Road, u dha rreth orës 05:15 të mëngjesit. Kur ekipet e emergjencës mbërritën, kati i parë i banesës ishte përfshirë nga flakët, ndërsa kati i dytë ishte mbushur me tym.

Dy të rritur dhe dy fëmijë kishin arritur të dilnin nga ndërtesa. Gjatë kontrollit të banesës, zjarrfikësit gjetën tre fëmijët e tjerë pa shenja jete.

Një fqinj i tha News4JAX se njerëz të pranishëm në vendngjarje ndihmuan në shpëtimin e një foshnjeje dhe një të rrituri, të cilët dolën nga një dritare e katit të dytë.

Të afërmit që mbërritën në vendngjarje thanë për mediat amerikane se familja është me origjinë nga Shqipëria dhe se fëmijët janë djem.

Pamjet e publikuara nga vendngjarja tregojnë edhe gjyshërit e fëmijëve, Alia dhe Artan Sulollari, të dërrmuar nga tragjedia pranë banesës në 4431 Windergate Drive. Fotografitë e shpërndara nga USA Today Network dokumentojnë momentet dramatike pas zjarrit dhe konfirmojnë se banesa ku ndodhi tragjedia ishte shtëpia e nipërve të tyre.

Flakët u vunë nën kontroll rreth orës 05:40, por banesa pësoi dëme të rënda, ndërsa u prekën edhe dy njësi ngjitur. Kryqi i Kuq Amerikan është angazhuar për të ndihmuar personat e mbetur pa strehë.

Autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur shkakun e zjarrit dhe hetimet vijojnë.

“Nuk ka fjalë që mund ta lehtësojnë peshën e një mëngjesi si ky”, deklaroi Departamenti i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Jacksonville, duke shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave dhe solidaritet me të plagosurit dhe personat e zhvendosur.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.