☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 14 Shtator 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 104.41 ▲4.36%
ARI 4,317 ▼2.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $77,538 ▲ +1.08% ETH $2,493 ▲ +0.77% XRP $1.3860 ▲ +3.51% SOL $100.8100 ▲ +1.15%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 104.41 ▲4.36 % ARI 4,317 ▼2.08 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 104.41 ▲4.36 % ARI 4,317 ▼2.08 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
14 Sht 2026
Breaking
Kronika

Tragjedia e trefishtë në Shkodër, dyshohet për shpërthim! Pranë trupave të nënës dhe 2 fëmijëve të mitur një bombol

Detaje të reja tronditëse nga tragjedia e trefishtë e ndodhur në fshatin Domen të Postribës në Shkodër janë zbardhur nga hetimet paraprake të Policisë dhe Zjarrfikësve vendorë ditën e sotme (29 korrik).

Burime policore thanë se menjëherë pas gjetjes së trupave të nënës 24-vjeçare, Bleona Çelaj dhe fëmijëve të saj të mitur 1 dhe rreth 3 vjeç, nën rrënojat e djegura të banesës, gjatë kërkimeve gjetën edhe vatrën e zjarrit të dyshuar.

Pranë saj është gjetur një bombol gazi dhe një shishe benzine. Dyshohet se ka pasur një shpërthim të fuqishëm që çoi edhe në pasojat tragjike.

Por nuk dihet ende dinamika nëse shpërthimi ka qenë aksidental, pasi shkëndija ka rënë në kontakt me benzinën dhe më pas bombolën e gazit apo mund të ketë faktorë të tjerë, deri edhe një flijim i mundshëm. Pista kryesore mbetet ajo e një ngjarjeje aksidentale.

Nëna dhe tre fëmijët mësohet se ishte kthyer nga Gjermania dhe kishte shkuar në shtëpinë në fshatin Domen.

Policia vendore tha për hetimet paraprake se:

“Rreth orës 13:10, në fshatin Domen, Shkodër, ka rënë zjarr dhe është djegur banesa në pronësi të shtetasit B. Ç. Shërbimet e Policisë dhe punonjësit e shërbimit zjarrfikës, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje. Nga veprimet e para dyshohet se, si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasja B. Ç., 24 vjeçe, dhe dy fëmijë të mitur, përkatësisht 3 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë”.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.