☁️
Tiranë 9°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,828 ▼ -0.03% ETH $2,239 ▲ +0% XRP $1.1639 ▼ -1.32% SOL $89.7200 ▼ -0.49%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
08 Nën 2026
Breaking
Sporti

Trajneri Edlir Tetova zyrtarizon largimin nga Egnatia në fund të sezonit

Konfirmohet lajmi i RTSH Sport, trajneri Edlir Tetova ka pohuar sot në konferencë shtypi se ka vendosur të largohet nga Egnatia në fund të sezonit. Trajneri durrsak u shpreh se është një vendim personal i tij.

“Desha të komunikoj se kam marrë një vendim për të ndarë rrugët me Egnatian në fund të këtij sezoni. Është vendim personal, për të cilin kam diskutuar edhe me presidentin Demrozi”, – tha fillimisht trajneri kampion në fuqi.

“Vendimin e kam marrë për arsye shëndetsëore dhe do ta drejtoj skuadrën deri më 31 maj. Sa i përket fundit të sezonit, do të më shijonte shumë që Egnatia të luajë fort dhe të fitojë trofe në fund, po të kemi parasysh se si kanë shkuar gjërat këtë vit. Jam optimist për fundin e sezonit, pikët janë aty dhe do të luftojmë për trofe. I falënderoj të gjithë për mbështetjen”, – tha më tej Tetova.

Trajneri Edlir Tetova ka fituar gjithçka në krye të Egnatias, dy tituj kampion dhe dy Kupa të Shqipërisë. Ai e ka drejtuar këtë skuadër për gati 4 vjet dhe ka shkruar historinë me arritjet sportive.

Edlir Tetova, sipas burimeve të RTSH Sport, sezonin e ardhshëm do të marrë drejtimin e Teutës, skuadrës së qytetit të tij.

The post Trajneri Edlir Tetova zyrtarizon largimin nga Egnatia në fund të sezonit appeared first on RTSH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.