Tre cisterna të tjera në flakë në Ngushticën e Hormuzit pas goditjes nga minat
Tre tankerë thuhet se janë përfshirë nga flakët pas shpërthimeve të fuqishme në Ngushticën e Hormuzit , pasi ato u goditën nga minat detare ndërsa përpiqeshin të kalonin nëpër zonën nën mbrojtjen e forcave ushtarake amerikane, tha Garda Revolucionare e Iranit.
Informacioni u raportua nga mediat vendase, duke cituar një deklaratë të Gardës Revolucionare (IRGC), sipas së cilës incidentet ndodhën në orët e fundit në pika të ndryshme në rrugën strategjike detare.
Sipas palës iraniane, një tanker u godit pranë bregut jugor të Ngushticës së Hormuzit, ndërsa dy të tjerat ishin në lindje të zonës, me shpërthimet që shkaktuan zjarre të gjera.
Garda Revolucionare pretendon se tankerët po operonin nën mbulim dhe shoqërim të gjerë ajror nga forcat e armatosura amerikane.
“Një nga këto tankerë në bregdetin jugor dhe dy të tjerë në lindje të Ngushticës së Hormuzit, ndërsa ishin nën mbulim dhe shoqërim të gjerë ajror nga ushtria pushtuese amerikane, goditën mina detare dhe shpërthyen në flakë pas shpërthimeve të fuqishme”, tha ajo.
Teherani gjithashtu fajëson Uashingtonin, duke pretenduar se prania ushtarake amerikane në rajon dështoi të siguronte kalimin e sigurt të anijeve.
“Eskorta ajrore e ushtrisë amerikane nuk ishte në gjendje të parandalonte këto incidente”, thuhet në deklaratë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.