🌦️
Tiranë 23°C · Rrebesh i lehtë 09 Tetor 2026
S&P 500 7,765 ▼0.47%
DOW 51,232 ▲0.1%
NASDAQ 27,193 ▼1.25%
NAFTA 90.89 ▼0.66%
ARI 4,208 ▲1.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $82,980 ▲ +0.82% ETH $2,495 ▼ -1.38% XRP $1.3883 ▼ -0.57% SOL $110.2700 ▼ -2.07%
S&P 500 7,765 ▼0.47 % DOW 51,232 ▲0.1 % NASDAQ 27,193 ▼1.25 % NAFTA 90.89 ▼0.66 % ARI 4,208 ▲1.22 % S&P 500 7,765 ▼0.47 % DOW 51,232 ▲0.1 % NASDAQ 27,193 ▼1.25 % NAFTA 90.89 ▼0.66 % ARI 4,208 ▲1.22 %
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
09 Tet 2026
Breaking
Politika

Harta vendore ndër vite! Nga rrethet, te bashkitë e zgjeruara, ja historiku i ndarjes administrative në Shqipëri

Ndarja administrative e Shqipërisë ka kaluar në disa faza, nga rrethet e sistemit të centralizuar, te bashkitë dhe komunat e viteve ’90, e më pas te bashkimi i tyre në territore më të mëdha.

Ndryshimet kanë prekur jo vetëm kufijtë në hartë, por edhe mënyrën se si organizohet pushteti vendor dhe ofrohen shërbimet për qytetarët.

Gjatë periudhës socialiste, organizimi administrativ mbështetej te rrethet dhe këshillat popullorë. Pushteti vendor ishte pjesë e një sistemi të centralizuar, ku vendimet për financat, investimet dhe zhvillimin e territorit kontrolloheshin nga partia-shtet.

Njësitë lokale nuk kishin autonominë që lidhet sot me konceptin e vetëqeverisjes. Me ndryshimin e sistemit politik, në fillim të viteve ’90, nisi edhe riorganizimi i pushtetit vendor. Në vitin 1992, Shqipëria kishte 36 rrethe, ndërsa bashkitë administronin kryesisht qytetet dhe komunat zonat rurale. Këshillat dhe drejtuesit vendorë zgjidheshin përmes votës.

Po atë vit u krijuan edhe 12 prefektura, me prefektë të emëruar si përfaqësues të qeverisë në territor. Një tjetër ndryshim i rëndësishëm erdhi në vitin 2000, me miratimin e kuadrit të ri për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore. U përcaktuan dy nivele të vetëqeverisjes. Bashkitë dhe komunat në nivelin e parë dhe 12 qarqet në nivelin e dytë. Qarqet morën rol në bashkërendimin e politikave rajonale.

Në vitet që pasuan, harta vendore përbëhej nga 65 bashki dhe 308 komuna, gjithsej 373 njësi. Ky organizim siguronte një shtrirje të gjerë të institucioneve vendore, por fragmentimi i territorit u bë një nga argumentet kryesore për reformën e radhës. Shumë njësi të vogla kishin pak banorë, burime të kufizuara financiare dhe vështirësi për të mbajtur administratën apo për të realizuar investime. Më 2014, Kuvendi miratoi ligjin për ndarjen aktuale administrativo-territoriale.

Numri i njësive të nivelit të parë u reduktua nga 373 në 61 bashki, ndërsa 12 qarqet u ruajtën. Komunat humbën statusin si njësi më vete të vetëqeverisjes dhe territoret e tyre u përfshinë në bashkitë e reja. Harta u zbatua me zgjedhjet vendore të vitit 2015. Bashkitë tashmë administronin territore që përfshinin si qytetin, ashtu edhe zonat rurale përreth, ndërsa ish-komunat funksiononin si njësi administrative në varësi të tyre.

Tashmë, në zgjedhjet vendore të vitit 2027, do të fillojë zbatimin modeli I ri administrative, me 46 bashki dhe 12 qarqe. Nga modeli i rretheve, te bashkitë dhe komunat e më pas te bashkitë e zgjeruara, çdo riorganizim ka ndryshuar marrëdhënien mes qytetarit dhe administrates, ndërsa mbetet për tu parë nëse bashkitë më të mëdha do të jenë më produktive.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.