🌦️
Tiranë 23°C · Rrebesh i lehtë 09 Tetor 2026
S&P 500 7,765 ▼0.47%
DOW 51,232 ▲0.1%
NASDAQ 27,193 ▼1.25%
NAFTA 90.89 ▼0.66%
ARI 4,208 ▲1.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $83,026 ▲ +0.79% ETH $2,496 ▼ -1.47% XRP $1.3883 ▼ -0.67% SOL $110.2700 ▼ -2.07%
S&P 500 7,765 ▼0.47 % DOW 51,232 ▲0.1 % NASDAQ 27,193 ▼1.25 % NAFTA 90.89 ▼0.66 % ARI 4,208 ▲1.22 % S&P 500 7,765 ▼0.47 % DOW 51,232 ▲0.1 % NASDAQ 27,193 ▼1.25 % NAFTA 90.89 ▼0.66 % ARI 4,208 ▲1.22 %
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
09 Tet 2026
Breaking
Bota

Sulmet me thikë në shkolla tronditin Poloninë, mbyllen disa institucione arsimore

Shkollat dhe kopshtet në disa zona të Polonisë po mbyllen dhe disa po kalojnë në mësimin në distancë, pas një sulmi fatal me thikë dhe një sërë incidentesh të dhunshme që kanë shtuar frikën për sulme të tjera.

Autoritetet lokale në Wyszkow, në veri të kryeqytetit Varshavë, njoftuan se shkollat fillore dhe kopshtet në këtë komunë do të mbyllen të premten, pasi një punonjëse e pastrimit u vra me thikë në një shkollë aty pranë.

Edhe shkolla të tjera në rajon kanë forcuar masat e sigurisë, ndërsa disa u kanë këshilluar prindërve t’i mbajnë fëmijët në shtëpi, për shkak të shqetësimit në rritje.

Mbylljet vijnë pas një sulmi të enjten, kur një 15-vjeçar vrau me thikë një punonjëse pastrimi në një shkollë pranë Wyszkow dhe plagosi dy persona të tjerë. I dyshuari u ndalua nga policia dhe iu gjet një kamerë e vendosur në helmetë, për të cilën hetuesit dyshojnë se mund të ishte përdorur për të transmetuar drejtpërdrejt sulmin.

Një ditë më parë, një 19-vjeçar kreu një sulm me hanxhar në një shkollë në Ostroleka, rreth 120 kilometra në verilindje të Varshavës, duke plagosur nëntë persona, si dhe veten. Sulmuesit iu gjet gjithashtu një pajisje shpërthyese e improvizuar.

Policia parandaloi gjithashtu një sulm të dyshuar në qytetin e Sierpc të mërkurën, duke ndaluar një adoleshent që, sipas raportimeve, kishte deklaruar se planifikonte të sulmonte shkollën e tij. Të tre incidentet ndodhën në provincën Mazovia, që rrethon Varshavën.

Zyrtarët kanë theksuar se vendimi për mbylljen e shkollave nuk kishte lidhje me një kërcënim në internet, të quajtur “E premtja e përgjakshme”. Ky kërcënim lidhet me ndalimin e një 17-vjeçari, i dyshuar për krijimin e një videoje me inteligjencë artificiale, ku paralajmërohej një “masakër e përgjakshme të premten”.

Videoja, e cila kërcënonte me sulme masive me thikë, ka shkaktuar panik mes prindërve dhe nxënësve.

Policia njoftoi të premten në mëngjes se, në lidhje me këto raste, kishte kryer gjithsej 10 arrestime në mbarë vendin.

Në një deklaratë të publikuar në rrjetin social X, thuhej: “Mbi 10 mijë objekte të kontrolluara dhe 10 persona të ndaluar në nivel kombëtar. Oficerët e policisë në të gjithë vendin po ndërmarrin veprime për të verifikuar të gjitha raportimet për kërcënime, paralajmërime për akte dhune dhe incidente që mund të rrezikojnë nxënësit dhe stafin në institucionet arsimore. Çdo sinjal, edhe më i vogli, po verifikohet me kujdes të plotë”.

Policia shtoi se oficerët e Byrosë Qendrore për Luftimin e Krimit Kibernetik po monitorojnë internetin gjatë gjithë kohës.

Kryeministri Donald Tusk u ka kërkuar gjithashtu forcave të policisë të vizitojnë çdo shkollë në Poloni të paktën një herë në ditë, si pjesë e patrullimeve rutinë. Ai paralajmëroi për rrezikun e sulmeve të ngjashme dhe për atë që e cilësoi si një “kult të dhunës” mes disa të rinjve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.