Gjykata ua ndërpret paraburgimin dy të dyshuarve për sulmin ndaj deputetit Fahrush Rexhepi
Gjykata e Prishtinës ua ka ndërprerë paraburgimin të pandehurve F.Z. dhe E.S., të cilët ishin ndaluar lidhur me rastin e deputetit Fahrush Rexhepi.
F.Z dhe E.S. dyshohen për sulm ndaj personit zyrtar në bashkëkryerje.
Gjykata më 12 tetor 2026 ka vendosur që dy të dyshuarit të lirohen menjëherë pasi ka vlerësuar se kanë ndryshuar rrethanat që kishin shërbyer si bazë për caktimin e paraburgimit.
Sipas aktvendimit të cilin e ka siguruar KALLXO.com, protesta ka përfunduar dhe nuk janë identifikuar rrethana të tjera konkrete që do ta arsyetonin vazhdimin e kësaj mase.
Gjatë protestës në Prishtinë, më 05.10.2026, deputeti Fahrush Rexhepi u tërhoq nga protestuesit dhe u hodh mbi rrethojat e oborrit të Kuvendit të Kosovës.
Një ditë më pas, F.Z. dhe E.S. u ndaluan lidhur me rastin, dhe Prokuroria kërkoi caktimin e paraburgimit ndaj tyre.
Disa protestues e kishin kthyer deputetin Fahrush Rexhepi nga rruga, duke e futur në oborrin e Kuvendit.
Atë ditë, protestuesit kërkonin nga deputetët miratimin e Projektligjit për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.
Protestuesit kishin kërcënuar se nuk do ta linin asnjë deputet të dilte nga Kuvendi pa e miratuar Projektligji, i cili, megjithatë, u miratua të nesërmen, më 06.10.2026.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.