Vlorë, gjendet shtetasi amerikan që kishte humbur orientimin, ndërhyjnë forcat Delta
Një shtetas amerikan është gjetur mbrëmjen e sotme në zonën e Bristanit, në Vlorë, pasi kishte humbur orientimin dhe kishte pësuar dëmtime në këmbë, të cilat e pengonin të largohej vetë.
Operacioni i kërkim-shpëtimit nisi rreth orës 18:00, me angazhimin e forcave të Njësisë Speciale Delta. Pas rreth tre orësh kërkimesh nga toka, efektivët arritën ta lokalizonin dhe ta gjenin në orën 20:45.
Pas nxjerrjes nga zona ku ndodhej, shtetasi amerikan u transportua drejt Vlorës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Sipas informacionit paraprak, gjendja e tij shëndetësore paraqitet e mirë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.