☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,805 ▼0.02%
DOW 51,670 ▼0.35%
NASDAQ 27,204 ▼0.15%
NAFTA 94.55 ▲0.44%
ARI 4,185 ▲0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
₿ CRYPTO
BTC $83,545 ▼ -0.05% ETH $2,505 ▼ -0.8% XRP $1.3681 ▼ -0.22% SOL $107.2500 ▼ -0.74%
S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 94.55 ▲0.44 % ARI 4,185 ▲0.18 % S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 94.55 ▲0.44 % ARI 4,185 ▲0.18 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
14 Tet 2026
Breaking
Premier League

Trofeu mbetet në Paris. “Ruleta ruse” i buzëqeshë parizienëve. Arsenal del me kokën ulur nga Budapesti (video)

PSG është fituesi i Champions League për sezonin 2025/2026. Nuk mjaftuan 90 minuta dhe as 120 minuta për të pasur një fitues, gjë që u vendos nga “ruleta ruse”.

Finalja u zhbllokua që në minutën e 5-të. Pas një topi të marrë në anësore dhe një vrapimi drejt portës, Kai Havertz u tregua i saktë, duke dërguar topin në portën e Safonov.

Në minutat në vijim, rasti më i diskutueshëm ishte ai i Bukayo Saka në minutën e 16-të, ku francezët pretenduan për një prekje të topit me dorë nga sulmuesi anglez brenda zonës dhe kërkuan penallti, por arbitri vazhdoi lojën normalisht.

Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Arsenalin. Në minutën e 62-të, një ndërhyrje e gabuar e Cristhian Mosquera ndaj Khvicha Kvaratskhelia i kushton shtrenjtë Arsenalit. Arbitri kryesor i takimit tregon gishtin nga pika e bardhë e penalltisë, e cila konfirmohet edhe nga VAR.

Godet Ousmane Dembele, topi përfundon në rrjetë. Në minutën e 77-të, PSG i afrohet golit të dytë, por goditja e Kvaratskhelia përplaset në shtyllë.

Rezultati i 90-minutave mbyllet 1-1. Finalja shkon në kohën shtesë prej 30 minutash. Në minutat shtesë, rasti më i diskutueshëm ishte ai i minutës së 102′, ku kishte një kontakt në zonë mes Nuno Mendes dhe Noni Maudeke. Londinezët pretenduan për penallti, por arbitri vazhdoi lojën normalisht.

Edhe shtesa prej 30 minutash nuk sjell ndryshim të rezultatit. Ekipet i drejtohen “ruletës ruse”, aty ku futbollistët e PSG-së u treguan më të saktë. Për francezët gaboi vetëm Nuno Mendes, për londinezët gabuan Eberechi Eze dhe Gabriel. Goditjet e të dyve përfunduan jashtë kuadratit. Arsenal del me kokën ulur nga Budapesti, duke humbur finalen e dytë në histori. PSG fiton për herë të dytë rresht trofeun e Champions League.

SHIKOGOLAT

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.