Trump nënshkruan një urdhër ekzekutiv për themelimin e Akademisë Hapësinore të SHBA-së
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nënshkroi sot një urdhër ekzekutiv për të themeluar Akademinë e parë Hapësinore të SHBA-së, ku do të trajnohet brezi i ardhshëm i udhëheqësve të hapësirës, njoftoi Agjencia Hapësinore e SHBA-së (NASA).
Trump, kur nënshkroi Urdhrin Ekzekutiv për themelimin e Akademisë Amerikane të Hapësirës në qendrën hapësinore të NASA-s në Hjuston, tha se akademia hapësinore do të edukojë “një brez të tërë anëtarësh të kualifikuar të ushtrisë”.
“Duke pasur parasysh rritjen e shpejtë të Forcës Hapësinore Amerikane dhe industrisë komerciale hapësinore, si dhe zgjerimin e ambicieve tona në Hënë dhe shumë më gjerë, është e qartë se do të na duhet të edukojmë dhe trajnojmë një brez të tërë personeli ushtarak të kualifikuar, inxhinierësh dhe operatorësh civilë”, tha Trump.
Sipas urdhrit ekzekutiv të nënshkruar nga Trump, kryetari i Komisionit të ri Presidencial për Akademinë Hapësinore të SHBA-së do të jetë administratori i NASA-s, Jared Isakman, ndërsa drejtori ekzekutiv do të jetë zëvendësadministratori i NASA-s, Matt Anderson.
Në një deklaratë, NASA tha se hapësira është një fushë kyçe për sigurinë kombëtare të SHBA-së, rritjen ekonomike, zbulimet shkencore dhe inovacionin teknologjik.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.