☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 26 Shtator 2026
S&P 500 7,743 ▲0.51%
DOW 51,829 ▲0.93%
NASDAQ 27,069 ▲0.48%
NAFTA 92.41 ▼2.33%
ARI 4,321 ▲0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106 EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106
₿ CRYPTO
BTC $84,044 ▲ +0.11% ETH $2,686 ▼ -0.26% XRP $1.5257 ▼ -2.91% SOL $121.1300 ▼ -0.92%
S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 % S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 %
EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106 EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106
26 Sht 2026
Breaking
Amerika

Trump pas samitit me Xi Jinping: IA do të quhet “superinteligjencë” — por pa marrëveshje të re

Presidenti amerikan Donald Trump tha të shtunën se ai dhe presidenti kinez Xi Jinping nuk arritën asnjë marrëveshje të madhe për inteligjencën artificiale gjatë samitit në Shtëpinë e Bardhë — megjithëse u pajtuan për një gjë: do ta quajnë "superinteligjencë".

Donald Trump foli me gazetarët jashtë Shtëpisë së Bardhë të shtunën, më 26 shtator, përpara nisjes për në Tennessee për të ndjekur një ndeshje futbolli. “I say this that superintelligence, SI, I don’t call it AI anymore”, tha presidenti amerikan, duke shtuar: “we had a big talk on SI, and he likes the idea of changing the name to SI, too”.

Presidenti kinez Xi Jinping kishte theksuar më 24 shtator se inteligjenca artificiale “duhet të mbetet gjithmonë nën kontrollin njerëzor”. Trump, nga ana e tij, bëri të qartë se Shtetet e Bashkuara nuk do të “vendosin frenat” në këtë garë teknologjike: “United States of America is not going to be putting on brakes”. Ai këmbënguli se SHBA-ja kryeson Kinën “me një ose dy vite” dhe nuk ka ndërmend ta ndajë teknologjinë me Pekinin — “when you’re leading, you don’t open it up to each other”.

Trump i minimizoi gjithashtu paralajmërimet se inteligjenca artificiale përbën një rrezik ekzistencial për njerëzimin, duke i krahasuar me projeksionet e mëparshme mbi ndryshimet klimatike. Një javë më parë, senatori demokrat Bernie Sanders dhe aleati i Trump, Steve Bannon, i kishin kërkuar publikisht presidentit që gjatë samitit të kërkonte ngadalësimin e zhvillimit të inteligjencës artificiale — një thirrje që u injorua.

Në darkën shtetërore të organizuar në Shtëpinë e Bardhë me rastin e vizitës morën pjesë drejtuesit kryesorë të industrisë së teknologjisë: Sam Altman i OpenAI-t, Elon Musk, Greg Brockman, Sundar Pichai i Google/Alphabet, Jensen Huang i Nvidia-s, Tim Cook i Apple-it dhe Mark Zuckerberg i Meta-s. Gjatë fjalimit të tij në Kombet e Bashkuara këtë javë, Trump tha se nuk do ta “mbyti” rritjen e inteligjencës artificiale — sipas tij, ajo është “më e madhe se revolucioni industrial” — ndërsa paralajmërimet për sigurinë e IA-së i quajti “mashtrim”.

Burimi: USA Today

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.