“Shtriga Belinda”, Albatros Rexhaj befason me deklaratën: Qenka takuar Balluku me Dumanin? O Zot…
Albatros Rexhaj ka komentuar Belinda Ballukun, duke e vendosur në qendër të një monologu ku foli për akuzat, imazhin e krijuar rreth saj dhe raportin me Edi Ramën.
Në podcastin e ri në Radar.al “Korbi nga Kazani, Rexhaj ironizoi fillimisht mënyrën se si, sipas tij, Ballukut i atribuohen fuqi dhe ndikim pothuajse mbi gjithçka.
“Më ka ardhë shumë inat atëherë, kur Edi Rama tha: “Flamingo, sorrat, korbat…” Ok, ti mund të kesh probleme me flamingot, me sorrat, po mos i përfshi korbat, sepse korbat janë qenie shumë besnike. Dhe kur flasim për besnikërinë, kur flasim për këtë konceptin e dikujt që është i përkushtum ndaj një ideje, ndaj një personi, ndaj një misioni, mua në mendje më vjen Bela. Po, po, Bela. Jo, Belinda Balluku. Dhe pse Bela? Sepse për Belën flitet shumë që ka këtë ves…Thua që Bela i kontrollon të gjitha, që Bela i kontrollon qeverinë, që Bela i kontrollon qarqet, që Bela së fundmi po e kontrolloka edhe SPAK-un.
Kjo është teoria më e fundit, sepse që nga takimi me Altin Dumanin para një viti e gjysmë, kështu thanë dje atje në Top Channel, dhe thanë se ajo e kontrollon edhe SPAK-un. Dhe më thonë: kjo Bela na doli super Bela, Ëonder Ëoman. O Zot!Kur e mendon, është pak e bukur. Tani, këto ato që flitet në këtë qytet, duan të na mbushin mendjen , ajo që i kontrollon të gjitha, ajo që i zgjedh ministrat, ajo që i zgjedh drejtorat, ajo që i ka këto 300 apartamente andej e këndej e të tjera. Nëse është gjithë kjo, mirë, budallallëk, dhe i kam analizu mirë këto gjëra.
Mendoj që për këtë punën që SPAK-u ka kundër Belës, nuk do të dalë ndonjë gjë dhe do të dalë tërësisht e pafajshme. Do fillojë gjyqi dhe në gjyq, nëse shkon çështja në gjyq, do diskutojnë gjëra, do dalin, dhe në fund, kur gjyqi të mbarojë, sepse në esencë, në fund, kur ulesh dhe e shikon, kjo ka qenë një goditje, një lloj puçi, sepse dikush në atë mendjen e vet ka mendu: hajt t’i prishim Edin me Belën, ose ta parandalojmë Belindën që Belinda mos të bëhet trashëgimtarja e Edi Ramës, e të bëhem unë, sepse ka pas njerëz këtu që kanë shku atje nëpër vende të ndryshme, në Berlin, në Bruksel, kanë thënë:
“Edi Rama ka marrë fund, më nuk ka të ardhme dhe ju duhet me përkrahë mua për të qenë drejtues i Partisë Socialiste të Shqipërisë.” Natyrisht, ju ka pengu Bela”, thekson Albatros Rexhaj.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.