☁️
Tiranë 9°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.97 ▼0.79%
ARI 4,068 ▲0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,346 ▲ +0.67% ETH $2,361 ▲ +0.62% XRP $1.3278 ▲ +0.14% SOL $102.4900 ▲ +1.28%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.97 ▼0.79 % ARI 4,068 ▲0.39 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.97 ▼0.79 % ARI 4,068 ▲0.39 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
29 Tet 2026
Breaking
Bota

TURQI – Erdogan: Izraeli të mos sabotojë marrëveshjen SHBA–Iran

– Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan deklaroi se, përpjekjet për paqe në Lindjen e Mesme nuk mund të kenë sukses, pa mbështetjen e vendeve të rajonit, duke theksuar se Izraeli nuk duhet të lejohet të “sabotojë” marrëveshjen SHBA–Iran, sipas “Reuters”.

Duke folur dje në Stamboll, së bashku me kryeministrin e Pakistanit, Shehbaz Sharif, Erdogan u shpreh se “asnjë zgjidhje që nuk mbështetet në vullnetin dhe kontributin e vendeve të rajonit, nuk mund të jetë e qëndrueshme”.

Turqia, anëtare e NATO-s dhe fqinje e Iranit, ka akuzuar vazhdimisht Izraelin për përpjekje për të minuar marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Pakistani dhe ka dënuar operacionet izraelite në Gaza, Liban dhe Siri.

Erdogan gjithashtu theksoi se, Turqia synon të thellojë bashkëpunimin me Pakistanin, në sektorët e energjisë, transportit, mineraleve kritike, teknologjisë së informacionit dhe mbrojtjes, duke synuar një tregti dypalëshe prej 5 miliardë dollarësh.

Më herët gjatë ditës, zyrtarët nga të dy vendet morën pjesë në një forum biznesi në Stamboll, ku ministri turk i Energjisë, Alparslan Bayraktar, deklaroi se kompanitë turke synojnë të kontribuojnë në projektet energjetike, në Pakistan dhe të ndajnë ekspertizën e Turqisë në këtë sektor. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.