U arrestuan nga Policia gjatë ditës së dytë të protestës së dhunshme, nis në Gjykatë seanca për masat ndaj 55 të dysh
Në Gjykatën e Tiranës ka nisur seanca gjyqësore për 55 protestuesit e arrestuar gjatë ditës së dytë të protestës studentore.
Seanca pritet të shqyrtojë çështjen e protestuesve të arrestuar, teksa priten vendimet që do të marrë gjykata.
Ata janë arrestuar pas akteve të dhunshme në protestat që kanë përfshirë vendin 4 ditët e fundit, ku kanë sulmuar me gurë e molotovë institucione e efektivë.
Ndaj tyre rëndojnë disa vepra penale, nga “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse” deri te “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Vetëm një ditë më parë, 18 protestues dolën në Gjykatë për masën e sigurisë, një nga të cilët u la në burg, 6 në arrest shtëpie dhe 11 në detyrim paraqitjeje.
Shkatërrimet e pronës publike e private, institucioneve shtetërore dhe dhunës së ushtruar ndaj punonjësve të policisë gjatë protestave në tre ditët e para në Tiranë dhe të së enjtes në disa rrethe, kanë çuar në pranga 152 persona dhe proceduar penalisht në gjendje të lirë 324 shtetas të tjerë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.