☁️
Tiranë 16°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $76,084 ▲ +0.28% ETH $2,242 ▲ +0.1% XRP $1.1664 ▲ +0.5% SOL $89.7400 ▲ +0.03%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Kronika

U goditën në makinën e tyre, Hita viziton policët te Trauma: Sakrifica e çdo punonjësi vlerësohet maksimalisht

Dy punonjës të Policisë së Korçë kanë mbetur të plagosur gjatë një operacioni për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike në aksin rrugor Korçë–Pogradec, pranë fshatit Lumalas.

Efektivët kanë konstatuar një nga personat e dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe kanë tentuar ta ndalojnë. Në përpjekje për t’i shpëtuar arrestimit, 21-vjeçari dyshohet se ka goditur qëllimisht me automjetin e tij makinën ku udhëtonin dy efektivwt, duke shkaktuar plagosjen e tyre.

Si rezultat i operacionit, u bë arrestimi në flagrancë i dy shtetasve, përkatësisht 19 dhe 21 vjeç, ndërsa një 27-vjeçar u shpall në kërkim. Ky i fundit dyshohet se ishte pronar i një lokali ku shpërndahej lëndë narkotike dhe ushtrohej aktivitet i paligjshëm i lojërave të fatit.

Gjatë kontrolleve, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale sasi të dyshuara të Cannabis sativa dhe Kokainë, të ndara në doza për shitje, si dhe një tavolinë pokeri që përdorej për aktivitetin e paligjshëm.

Drejtori i Përgjithshëm i Policia e Shtetit, Skender Hita, vizitoi në Spitali i Traumës njërin nga efektivët e plagosur gjatë operacionit.

Gjatë vizitës, Hita uroi punonjësit për shërim të shpejtë dhe vlerësoi profesionalizmin e treguar gjatë kryerjes së detyrës.

“Të uroj shërim sa më të shpejtë ty dhe kolegut tjetër, i cili fatmirësisht është më mirë dhe është larguar pranë banesës. Keni treguar përgjegjësi dhe profesionalizëm në kryerjen e detyrës”, u shpreh Drejtori i Përgjithshëm.

Ai theksoi se sakrifica dhe përkushtimi i çdo punonjësi policie do të vlerësohen maksimalisht, duke garantuar mbështetje të plotë për trajtimin mjekësor dhe financiar të efektivëve të dëmtuar në krye të detyrës.

“Sakrifica dhe përkushtimi i çdo punonjësi Policie do të vlerësohet maksimalisht nga unë, si Drejtor i Përgjithshëm, dhe do të jem përherë në krahun tuaj, sepse në këtë krah janë edhe qytetarët e ndershëm që na besojnë dhe na mbështesin. Të shkuara dhe rri i qetë, sepse janë marrë të gjitha masat për trajtimin tuaj mjekësor dhe për trajtimin financiar nga Policia e Shtetit, pasi jeni dëmtuar në krye të detyrës”, tha Hita.

Hetimet për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal vijojnë nga strukturat përkatëse të Policisë dhe Prokurorisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.