Rajoni

U inaugurua interkonektori midis Bullgarisë dhe Rumanisë

Kryeministri Bojko Borisov, ministri i energjetikës Temenuzhka Petkova dhe homologu i saj rumun Viktor Grigoresku, zëvendës kryeministri Tomisllav Donçev dhe një përfaqësues i Komisionit Evropian inauguruan lidhjen ndërsistematike të gazit midis Bullgarisë dhe Rumanisë pranë qytetit danubian Ruse. Ministrja Petkova tha, se sot është një ditë e shënuar për energjetikën bullgare, sepse vihet në shfrytëzim lidhja e parë ndërsistematike të gazit të Bullgarisë me një shtet fqinj. Kryetari i Komisionit të Rregullimit Energjetik dhe Ujor Ivan Vianov tha, se kjo është një etapë e rëndësishme nga reforma e energjetikës bullgare, reformë kjo e cila filloi para dy vitesh. Ai shtoi, se kjo është edhe një shenje për vullnetin e patundur politik për garantimin e pavarësisë energjetike të vendit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button