⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,854 ▼ -0.19% ETH $2,241 ▼ -0.1% XRP $1.1616 ▼ -2.23% SOL $89.7500 ▼ -0.69%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Politika

U nda nga jeta në moshën 89-vjeçare, Kuvendi mban një minutë heshtje në nderim të ish-kryetarit Servet Pëllumbi

Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur sot një minutë heshtje në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë në moshën 89-vjeçare.

Në fillim të seancës plenare, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, vlerësoi figurën e Pëllumbit si një personalitet të rëndësishëm akademik dhe politik, i njohur edhe si “Profesori” në radhët e Partisë Socialiste.

Peleshi kujtoi se Pëllumbi ka qenë deputet për disa legjislatura, duke shërbyer në Kuvend që nga viti 1991 dhe deri në tërheqjen e tij nga jeta parlamentare. Ai theksoi gjithashtu rolin e tij në periudha të rëndësishme të tranzicionit politik në Shqipëri, si dhe kontributin në ndërtimin e një të majte moderne dhe në zhvillimin e pluralizmit politik.

Gjatë viteve 2002-2005, Servet Pëllumbi ka mbajtur detyrën e kryetarit të Kuvendit, ku, sipas Peleshit, ka drejtuar institucionin me urtësi, përkushtim dhe vizion politik.

“Në këtë detyrë të lartë shtetërore, Servet Pëllumbi drejtoi me vizion, urtësi e mençuri, tolerancë e përkushtim shembullor, si një politikan largpamës e patriot”, tha Peleshi.

Ai nënvizoi edhe kontributin e tij si pedagog dhe studiues, duke theksuar rolin e tij në formimin e brezave të studentëve dhe në zhvillimin e shkencave politike dhe sociologjike në Shqipëri.

“Servet Pëllumbi ka qenë zgjedhur deputet i Kuvendit të Shqipërisë për disa legjislatura, duke filluar nga viti 1991 deri sa u tërhoq nga jeta aktive politike e parlamentare. Profesor Servet Pëllumbi i shërbeu Shqipërisë në vite të vështira. Kur koha kërkoi zëvendësimin e sistemit politik, Servet Pëllumbi ishte midis atyre intelektualëve që u përfshinë si protagonistë aktivë të ndryshimeve demokratike. Kur demokracia e re shqiptare kërkoi themelimin e një të majte moderne, si kusht thelbësor për jetërsimin e pluralizmit politik, Profesor Servet Pëllumbi u bë ndër themeluesit, mendimtarët dhe drejtuesit kryesorë të Partisë Socialiste të Shqipërisë”, deklaroi Peleshi.

“Gjatë gjithë jetës së tij si dijetar dhe intelektual erudit, Profesor Pëllumbi formoi breza të tërë studentësh dhe la një trashëgimi të pasur në shkencat politike dhe sociologjike shqiptare”, theksoi kreu i Kuvendit.

Në përmbyllje të fjalës, deputetët u ftuan të nderojnë kujtimin e tij me një minutë heshtje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.