Tiranë 32°C · Pjesërisht vranët 09 September 2026
S&P 500 7,674 ▼0.58%
DOW 52,786 ▼1.18%
NASDAQ 26,421 ▼0.32%
NAFTA 95.64 ▲2.81%
ARI 4,450 ▲0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
₿ CRYPTO
BTC $79,178 ▲ +0.97% ETH $2,498 ▲ +0.98% XRP $1.4256 ▲ +2.35% SOL $104.0800 ▲ +1.24%
S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 95.64 ▲2.81 % ARI 4,450 ▲0.24 % S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 95.64 ▲2.81 % ARI 4,450 ▲0.24 %
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
09 Sep 2026
Breaking
Kronika

U ndanë nga dosja “Veliaj”, shtyhet seanca gjyqësore për 11 të pandehurit

Në Gjykatën e Posaçme vijon seanca për 11 të pandehurit që u ndanë nga dosja Veliaj për shkak se kërkuan gjykim të shkurtuar.

Në seancën e sotme ka relatuar konkluzionet e saj e penduara e drejtësisë Adela Kondakçiu. Kjo e fundit ishte financierja e disa shoqërive dhe organizatave jofitimprurëse te Ajola Xoxës.

Kondakçiu po ashtu ka edhe statusin e bashkëpunëtores së drejtësisë. Para Gjykatës së Posaçme ajo është shprehur se qëllimi i saj nuk ka qenë përfitimi.

Avokati tha se e mbrojtura prej tij ka pranuar të marrë pjesë në aktivitetin kriminal, por e shtyrë dhe e ndikuar nga urdhrat e Xoxës.

“Jo vetëm që nuk ka përfituar, por është vënë në dispozicion të drejtësisë dhe ka patur kosto për transparencën e saj. Ka ndihmuar në zbardhjen e së vërtetës për organet e drejtësisë”, u shpreh ai.

Ndërkohë, ish-polici i burgjeve, Fatjon Baçi, i cili i ka mundësuar Erion Veliajt përdorimin e një telefoni celular gjatë transportimit me furgonin e burgut, kërkoi një dënim më të butë nga Gjykata e Posaçme. Ky episod çoi edhe në shtimin e një akuze ndaj Veliajt për futjen ose përdorimin e sendeve të ndaluara në ambientet e paraburgimit.

“Fatjon Baçi ka bërë një gabim njerëzor përballë një njeriu si Erion Veliaj që gëzonte pushtetin që gëzonte. Veliaj ka biseduar me vëllain dhe gruan e tij dhe nuk ka bërë asnjë bisedë kriminale, përndryshe nuk do t’ia jepte celularin. Kërkoj që Gjykata të më japë një dënim më të lehtë duke marrë në konsideratë se nuk kam patur qëllim kriminal dhe duke marrë parasysh rrethanat familjare që jam i vetmi njeri i punësuar në shtëpinë time”, tha ai.

Më pas, dy mbrojtës kërkuan që të shtyhej seanca gjyqësore për të plotësuar konkluzionet përfundimtare. Prokurorët e konsideruan kërkesën të padrejtë, ndërsa gjykata vendosi shtyrjen e seancës për datën 23 korrik, duke pezulluar afatet e paraburgimit për të pandehurit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.