☁️
Tiranë 20°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 99.49 ▼4.45%
ARI 3,911 ▲0.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,750 ▼ -0.18% ETH $2,285 ▲ +1.01% XRP $1.2497 ▼ -0.06% SOL $94.0300 ▼ -0.82%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.49 ▼4.45 % ARI 3,911 ▲0.31 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.49 ▼4.45 % ARI 3,911 ▲0.31 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Politika

“U parandalua një katastrofë”, Nufi pas shuarjes së zjarrit masiv në Krujë: Asnjë jetë e cenuar, asnjë banesë e dje

Zjarri masiv që përfshiu Malin e Krujës është vënë plotësisht nën kontroll, ndërsa situata në terren paraqitet e qetë. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shoqëruar dhe me pamje. Sipas Nufit, zjarri është vendosur nën kontroll që prej orës 06:00 të mëngjesit, pas një nate të gjatë përballjeje me flakët dhe një operacioni të koordinuar nga të gjitha strukturat e angazhuara. Ai sqaroi se një vatër e mbetur në majë të malit po menaxhohet nga ajri, me mbështetjen e dy helikopterëve të Forcës Ajrore, teksa shtoi se pjesa tjetër e situatës në terren është e qetë.

Në operacion morën pjesë mbi 200 efektivë zjarrfikës dhe më shumë se 200 efektivë të Forcave të Armatosura, të cilët punuan pa ndërprerje gjatë gjithë natës në të gjithë perimetrin e zonës së prekur.

Ministri i Mbrojtjes thekson se angazhimi i forcave në terren bëri të mundur shmangien e një situate më të rëndë, pasi flakët rrezikonin të përhapeshin në drejtim të zonave të banuara.

Bilanci i deritanishëm është një godinë e shkrumbuar nga zjarri, konkretisht një magazinë në pronësi të një biznesi. Fatmirësisht, sipas ministrit Nufi, nuk ka persona të dëmtuar dhe asnjë banesë nuk është prekur nga flakët.

Postimi i plotë:

Zjarri në Krujë u dominua plotësisht! Që prej orës 06:00 të mëngjesit, është vendosur plotësisht nën kontroll, falë angazhimit të koordinuar të të gjitha strukturave operacionale. Një pjesë e mbetur në majë të malit po menaxhohet nga ajri me mbështetjen e dy helikopterëve të Forcës Ajrore.

Situata është krejtësisht e qetë dhe fatmirësisht një katastrofë e mundshme u parandalua falë angazhimit në terren të mbi 200 efektivëve zjarrfikës dhe mbi 200 efektivë të Forcave të Armatosura – të cilët kanë punuar pa ndërprerje gjatë gjithë natës në të gjithë perimetrin e zonës së prekur. Pjesa më e madhe e këtyre forcave tashmë janë rishpërndarë.

Vetëm një godinë rezulton e shkrumbuar nga zjarri (magazinë e një biznesi). Fatmirësisht, nuk ka asnjë jetë të cenuar dhe asnjë banesë të djegur.

Falënderim dhe mirënjohje pa kufij për përshkushtimin dhe sakrificën e veçantë të secilit prej efektivëve të forcave operacionale që luftuan në mënyrë të paepur për shuarjen e zjarrit masiv në Malin e Krujës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.