🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 23 Tetor 2026
S&P 500 7,652 ▼0.15%
DOW 52,354 ▼0.97%
NASDAQ 26,072 ▲0.24%
NAFTA 102.86 ▲3.41%
ARI 4,010 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
₿ CRYPTO
BTC $81,604 ▼ -0.03% ETH $2,406 ▲ +0.33% XRP $1.3121 ▼ -0.69% SOL $104.6500 ▲ +0.02%
S&P 500 7,652 ▼0.15 % DOW 52,354 ▼0.97 % NASDAQ 26,072 ▲0.24 % NAFTA 102.86 ▲3.41 % ARI 4,010 ▼1.25 % S&P 500 7,652 ▼0.15 % DOW 52,354 ▼0.97 % NASDAQ 26,072 ▲0.24 % NAFTA 102.86 ▲3.41 % ARI 4,010 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
23 Tet 2026
Breaking
Futbolli ne Kosove

U rrit larg Kosovës, por e ëndërroi gjithmonë fanellën dardane: Fjalët e Erblinit që të drithërojnë





October 2026
M T W T F S S
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31

October 23, 2026

U rrit larg Kosovës, por e ëndërroi gjithmonë fanellën dardane: Fjalët e Erblinit që të drithërojnë


“Debutimi im me Kombëtaren e Kosovës ishte padyshim diçka shumë, shumë e veçantë për mua, sidomos sepse që kur kam qenë fëmijë i vogël, gjithmonë kam ëndërruar të luaj për Kombëtaren e Kosovës. Edhe për faktin se prindërit e mi vijnë nga Kosova, ishte një ndjenjë e jashtëzakonshme të isha atje”. Këto fjalë të Erblinit, të thëna me emocion në një intervistë për kanalin zyrtar të Bayern Munichut, janë shumë më tepër sesa rrëfimi i një futbollisti të ri për debutimin e tij në fanellën dardane. Janë dëshmi se sa thellë mund të jetojë Kosova në zemrën e dikujt që është rritur larg saj.

Për një djalë kaq të ri, të flasësh me aq dashuri për Kosovën, për vendin prej nga vijnë prindërit e tij, është diçka që padyshim të drithëron. Sepse kjo dashuri nuk ndërtohet vetëm duke jetuar në një vend. Ajo përcillet nga familja, nga rrënjët, nga rrëfimet e prindërve dhe nga ndjenja e përkatësisë që rritet bashkë me ty.

Erblini e kishte ëndërruar që fëmijë ta vishte fanellën e Kosovës. Dhe kur ajo ditë erdhi, nuk ishte thjesht një debutim në futboll. Ishte përmbushja e një ëndrre personale dhe një lidhje e veçantë me vendin e origjinës së familjes së tij.

Deklarata dhe momente si këto na kujtojnë se fanella e kombëtares mbart një peshë tjetër. Ajo përfaqëson identitetin, krenarinë dhe një histori që nuk nis domosdoshmërisht aty ku ke lindur.

Erblini edhe një herë vërteton dashurinë e madhe që ka Diaspora jonë për tokën dardane: mund të rritesh larg Kosovës, por të mos ndihesh kurrë i largët. Dhe ndoshta kjo pa dyshim është një nga fitoret më të mëdha të Kosovës: pra ëndrra e një fëmije, krenaria e një familjeje dhe dashuria e një brezi që, pavarësisht se ku rritet, e ndien veten pjesë të saj.

https://www.instagram.com/erblinossmani/reel/De1oba6sI_t

Leave a Reply

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.