🌤️
Tiranë 22°C · Kryesisht kthjellët 20 Tetor 2026
S&P 500 7,719 ▲0.36%
DOW 52,350 ▲0.74%
NASDAQ 26,480 ▲0.19%
NAFTA 98.34 ▼0.2%
ARI 4,143 ▼0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
₿ CRYPTO
BTC $83,045 ▲ +1.04% ETH $2,458 ▲ +2.49% XRP $1.3311 ▲ +2.44% SOL $107.6100 ▲ +3.52%
S&P 500 7,719 ▲0.36 % DOW 52,350 ▲0.74 % NASDAQ 26,480 ▲0.19 % NAFTA 98.34 ▼0.2 % ARI 4,143 ▼0.42 % S&P 500 7,719 ▲0.36 % DOW 52,350 ▲0.74 % NASDAQ 26,480 ▲0.19 % NAFTA 98.34 ▼0.2 % ARI 4,143 ▼0.42 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
20 Tet 2026
Breaking
Futbolli ne Kosove

Rin Ahmeti shpallet “Ylli i Javës” pas golit të tri pikëve ndaj Ballkanit





October 2026
M T W T F S S
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31

October 20, 2026

Rin Ahmeti shpallet “Ylli i Javës” pas golit të tri pikëve ndaj Ballkanit


Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Albi Mall Superligës, Albi Mall, ka ndarë çmimin tradicional “Ylli i Javës” për xhiron e dhjetë të kampionatit.

Këtë çmim e ka fituar futbollisti i FC Prishtina, Rin Ahmeti, i cili ishte vendimtar në fitoren e rëndësishme të skuadrës kryeqytetase ndaj FC Ballkanit në Suharekë.

Ahmeti shënoi golin e vetëm të ndeshjes, duke i siguruar Prishtinës tri pikë të vlefshme në garën kampionale. Paraqitja e tij në këtë përballje të rëndësishme u vlerësua nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, i cili e përzgjodhi si futbollistin më të dalluar të xhiros së dhjetë.

Pas marrjes së çmimit, Ahmeti u shpreh i lumtur për këtë vlerësim, duke theksuar përkushtimin e gjithë skuadrës dhe synimet për vazhdimin e sezonit me rezultate pozitive.

“Kemi pasur pak ditë pushim, kështu që ekipi ka punuar me intensitet të mirë. Gjatë kësaj jave kemi qenë maksimalisht të fokusuar dhe kemi shkuar vetëm për tri pikë”, u shpreh Ahmeti.

Ai vlerësoi punën e trajnerit dhe stafit teknik, duke theksuar se skuadra ka nisur sezonin me përkushtim të madh dhe synon ta ruajë këtë ritëm deri në fund të kampionatit.

“Shpresojmë të vazhdojmë me këtë ritëm që jemi duke shkuar dhe, pse jo, të bëhemi kampionë në fund”, theksoi ai.

Për Ahmetin, ky është çmimi i parë “Ylli i Javës”, të cilin e cilësoi edhe më të veçantë për shkak të paraqitjes ndaj Ballkanit.

“Ndjehem shumë mirë dhe jam shumë i lumtur. Është hera e parë që e marr ‘Yllin e Javës’, sidomos pas një loje shumë të fortë që kemi pasur ndaj Ballkanit. Desha t’i falënderoj të gjithë lojtarët dhe gjithë stafin për punën që e kanë bërë deri tash”, deklaroi Ahmeti.

Në fund, futbollisti i Prishtinës shprehu edhe ambicien për t’u bërë pjesë e Kombëtares A të Kosovës në të ardhmen.

“Shpresoj që në vitet e ardhshme, pse jo, të ftohem edhe nga Kombëtarja A”, përfundoi ai.

Leave a Reply

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.