☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 19 August 2026
S&P 500 7,713 ▲0.27%
DOW 53,458 ▲0.21%
NASDAQ 26,324 ▲0.13%
NAFTA 85.12 ▲1.26%
ARI 4,548 ▲2.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
₿ CRYPTO
BTC $68,312 ▲ +5.49% ETH $2,088 ▲ +9% XRP $1.0619 ▲ +5.94% SOL $81.5400 ▲ +5.64%
S&P 500 7,713 ▲0.27 % DOW 53,458 ▲0.21 % NASDAQ 26,324 ▲0.13 % NAFTA 85.12 ▲1.26 % ARI 4,548 ▲2.88 % S&P 500 7,713 ▲0.27 % DOW 53,458 ▲0.21 % NASDAQ 26,324 ▲0.13 % NAFTA 85.12 ▲1.26 % ARI 4,548 ▲2.88 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
19 Aug 2026
Breaking
Kronika

U vra me thikë në Ksamil pas sherrit për një vajzë, ky është turisti portugez që humbi jetën!

Ky që shihni në foto është 20-vejcari portugez Luis Miguel Varela Mendes, i cili u vra me thikë në Ksamil nga i dyshuari Sokrat Vata, truproja i klubit ‘Princepotes’ në Ksamil, tashmë i arrestuar.

I riu ndodhej me një grup shokësh për pushime në Ksamil, ku pas sherri në resort është goditur disa herë me thike duke gjetur vdekjen.

Grupi hetimor mori në pyetje shokët e viktimës, të cilët kanë dhënë dëshmitë e tyre mbi mënyrën se si nisi konflikti dhe momentet që i paraprinë goditjes fatale.

Deri tani ka 11 persona të arrestyuar dhe 2 të shpallur në kërkim, mes tyre edhe pronari i lokalit.

Sipas tyre, sherri dyshohet të ketë nisur brenda ambienteve të lokalit pas ngacmimit të një vajze. Situata më pas është përshkallëzuar dhe në konflikt janë përfshirë disa persona.

Në përpjekje për të qetësuar situatën kanë ndërhyrë edhe punonjësit e sigurisë. Në këtë moment, 20-vjeçari portugez dyshohet se është futur mes personave të përfshirë në konflikt, me qëllim që t’i ndante.

Por dëshmitarët kanë deklaruar se ndërhyrja e tij përfundoi në mënyrë tragjike. Varela u godit me thikë dhe, pavarësisht ndërhyrjes, plagët rezultuan fatale.

“Sherri nisi për ngacmimin e një vajze. Në konflikt u përfshinë disa persona. Luis Varela u fut për të shuar konfliktin”, mësohet të kenë deklaruar shokët e viktimës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.