🌤️
Tiranë 27°C · Kryesisht kthjellët 18 Shtator 2026
S&P 500 7,638 ▲1.14%
DOW 51,778 ▲0.61%
NASDAQ 26,418 ▲1.69%
NAFTA 95.37 ▼1.91%
ARI 4,433 ▲0.76%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058
₿ CRYPTO
BTC $78,008 ▲ +1.95% ETH $2,504 ▲ +2.5% XRP $1.3341 ▲ +2.47% SOL $106.2400 ▲ +6.04%
S&P 500 7,638 ▲1.14 % DOW 51,778 ▲0.61 % NASDAQ 26,418 ▲1.69 % NAFTA 95.37 ▼1.91 % ARI 4,433 ▲0.76 % S&P 500 7,638 ▲1.14 % DOW 51,778 ▲0.61 % NASDAQ 26,418 ▲1.69 % NAFTA 95.37 ▼1.91 % ARI 4,433 ▲0.76 %
EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058 EUR/USD 1.1486 EUR/GBP 0.8590 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 91.3704 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3687 EUR/TRY 55.9468 EUR/JPY 179.02 EUR/CAD 1.6058
18 Sht 2026
Breaking
Bota

UASHINGTON – SHBA miraton shitjen e 48 avionëve “F-35” për Arabinë Saudite

UASHINGTON, 18 shtator /ATSH-DPA/ – Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë miratuar shitjen e mundshme të 48 avionëve luftarakë “F-35” Arabisë Saudite, në një marrëveshje që vlerësohet në rreth 24,3 miliardë dollarë.

Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se ka miratuar shitjen e mundshme të avionëve, së bashku me pajisjet dhe shërbimet mbështetëse.

Sipas deklaratës amerikane, marrëveshja synon të mbështesë objektivat e politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare të SHBA-së.

Uashingtoni e konsideron Arabinë Saudite një aleat të rëndësishëm të SHBA-së, edhe pse jo anëtar të NATO-s, dhe argumenton se forcimi i kapaciteteve të saj mbrojtëse mund të kontribuojë në stabilitetin politik dhe ekonomik të Gjirit.

Departamenti i Shtetit deklaroi gjithashtu se shitja e propozuar nuk do të ndryshojë ekuilibrin ushtarak në rajon.

Megjithatë, furnizimi me “F-35” do t’i jepte Arabisë Saudite një kapacitet të avancuar luftarak që aktualisht në Lindjen e Mesme e posedon vetëm Izraeli.

Ambasada saudite në SHBA e përshëndeti vendimin, duke thënë se marrëveshja pasqyron forcën dhe karakterin afatgjatë të partneritetit strategjik mes Riadit dhe Uashingtonit dhe avancimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.

Presidenti amerikan Donald Trump kishte deklaruar në nëntor se SHBA ishte e gatshme t’ia shiste “F-35” Arabisë Saudite.

Deklarata erdhi në prag të vizitës në Uashington të princit të kurorës saudite Mohammed bin Salman.

Vendimi vjen në një periudhë tensionesh të shtuara të sigurisë në rajon. Rebelët Houthi e lidhur me Iranin kanë intensifikuar sulmet ndaj Arabisë Saudite gjatë përshkallëzimit të konfliktit në Jemen, ndërsa mbretëria është përballur gjithashtu me sulme që vijnë nga Iraku.

“F-35” konsiderohet një nga avionët luftarakë më të avancuar në botë.

Dizajni i tij dhe materialet speciale të përdorura në sipërfaqen e avionit e bëjnë atë më të vështirë për t’u zbuluar nga radarët.

Avioni përdoret nga disa vende aleate të SHBA-së, përfshirë Gjermaninë, e cila e ka përfshirë në kapacitetet e saj të ndarjes bërthamore të NATO-s./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.