☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 03 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
₿ CRYPTO
BTC $84,872 ▼ -2.14% ETH $2,682 ▼ -2.53% XRP $1.4857 ▼ -3.1% SOL $119.4400 ▼ -2.56%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
03 Tet 2026
Breaking
Bota

UASHINGTON – Trump: SHBA-ja nuk do të ndalojë eksportet e naftës, vlerëson vendimin e Evropës

– Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, deklaroi se SHBA-ja nuk do të vendosë ndalim për eksportet e naftës (diesel), pasi vendet e G7-ës ranë dakord të koordinojnë nxjerrjen e rezervave të naftës dhe produkteve të naftës në treg, raportoi “Reuters”.

Trump tha dje se SHBA-ja nuk do të ndalonte eksportet e naftës, duke vlerësuar vendimin e vendeve evropiane për të nxjerrë rezerva të karburanteve në treg.

Deklarata erdhi pasi liderët e vendeve të G7-ës ranë dakord të koordinojnë lirimin e deri në 100 milionë fuçive naftë dhe produkteve të naftës nga rezervat emergjente, me synimin për të rritur furnizimin dhe për të zbutur presionin mbi çmimet e karburanteve.

Vendimi u mor në një kohë kur tregjet globale të energjisë po përballen me probleme të furnizimit dhe rritje të çmimeve të naftës.

Administrata amerikane ka ushtruar presion ndaj vendeve evropiane që të përdornin rezervat e tyre strategjike të naftës.

Ditët e fundit, Uashingtoni kishte lënë të hapur mundësinë e kufizimit të eksporteve amerikane të naftës, nëse Evropa nuk merrte masa për rritjen e furnizimit.

Trump tha se, pas marrëveshjes së G7-ës, SHBA-ja nuk do të zbatojë ndalimin e eksporteve.

Presidenti amerikan vlerësoi vendimin e Evropës, duke e cilësuar si një kontribut të rëndësishëm për rritjen e furnizimit me karburant.

Megjithatë, Trump tha gjithashtu se ndalimi i eksporteve nuk kishte qenë realisht “në tryezën e bisedimeve”, edhe pse administrata e tij kishte diskutuar publikisht mundësinë e një mase të tillë gjatë javëve të fundit.

Sipas marrëveshjes së G7-ës, vendet anëtare do të koordinojnë me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA) nxjerrjen e deri në 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike gjatë një periudhe katërmujore.

Një pjesë e rezervave pritet të dalë në treg në javët e para, me synimin për të rritur menjëherë furnizimin me naftë bruto dhe produkte të rafinuara, përfshirë naftës (diesel).

Marrëveshja parashikon gjithashtu që vendet e G7-ës të shmangin kufizimet ndaj eksporteve të produkteve energjetike mes tyre.

Presioni mbi tregun e naftës, është rritur për shkak të ndërprerjeve të furnizimit dhe pasigurive të krijuara nga konfliktet në Lindjen e Mesme, si dhe nga reduktimi i eksporteve ruse të karburanteve dhe dëmtimi i kapaciteteve të rafinimit në Rusi.

Evropa është veçanërisht e ekspozuar ndaj këtyre zhvillimeve, për shkak të varësisë së saj nga importet e naftës.

Lirimi i rezervave strategjike synon të rrisë furnizimin në tregjet evropiane dhe amerikane dhe të frenojë rritjen e mëtejshme të çmimeve të karburanteve.

Marrëveshja e G7-ës përfaqëson një përpjekje të koordinuar, për të përdorur rezervat strategjike si një përgjigje ndaj presioneve të fundit në tregun global të energjisë. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.