☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 23 Shtator 2026
S&P 500 7,765 ▼0%
DOW 51,864 ▼0.36%
NASDAQ 27,244 ▲0.45%
NAFTA 89.99 ▼0.59%
ARI 4,356 ▼0.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093 EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093
₿ CRYPTO
BTC $86,241 ▲ +0.83% ETH $2,749 ▲ +0.6% XRP $1.6146 ▲ +6.24% SOL $118.1600 ▲ +1.65%
S&P 500 7,765 ▼0 % DOW 51,864 ▼0.36 % NASDAQ 27,244 ▲0.45 % NAFTA 89.99 ▼0.59 % ARI 4,356 ▼0.47 % S&P 500 7,765 ▼0 % DOW 51,864 ▼0.36 % NASDAQ 27,244 ▲0.45 % NAFTA 89.99 ▼0.59 % ARI 4,356 ▼0.47 %
EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093 EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093
23 Sht 2026
Breaking
Bota

UASHINGTON – Xi në vizitë treditore në SHBA

UASHINGTON, 23 shtator /ATSH-DPA/- Presidenti kinez Xi Jinping do të mbërrijë sot në Uashington për një vizitë shtetërore treditore me ftesë të presidentit të SHBA-së Donald Trump.

Temat që ka të ngjarë të diskutohen gjatë vizitës përfshijnë mosmarrëveshjen për tarifat dhe tregtinë midis dy vendeve, si dhe çështjet e sigurisë që lidhen me inteligjencën artificiale dhe konfliktet globale si, lufta në Iran dhe lufta e Rusisë kundër Ukrainës.

Trump planifikon të paraqesë një program të gjerë deri të premten, duke përfshirë një paradë ushtarake, një banket shtetëror ku marrin pjesë drejtues të lartë të teknologjisë dhe një pritje të përbashkët çaji.

Për Xi, ky është udhëtimi i tij i parë në SHBA që nga viti 2023, kur ai udhëtoi për në Kaliforni për samitin ekonomik të APEC-ut dhe u takua me paraardhësin e Trump, Joe Biden.

Trump e ftoi Xi në Shtëpinë e Bardhë gjatë vizitës së tij në Pekin në mesin e majit.

Marrëveshja e Groenlandës e përfunduar dje midis SHBA-së, Danimarkës dhe ishullit Arktik mund të hedhë një hije diplomatike mbi samitin midis udhëheqësve të dy ekonomive më të mëdha në botë.

Trump e justifikoi veprimin e tij me arsyetimin e interesave të sigurisë së SHBA-së dhe faktin se armiqtë e SHBA-së, si Kina dhe Rusia, donin ta vinin ishullin nën kontrollin e tyre – dhe se Danimarka ishte e pafuqishme për ta parandaluar këtë. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.