☁️
Tiranë 20°C · Vranët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,805 ▼0.02%
DOW 51,670 ▼0.35%
NASDAQ 27,204 ▼0.15%
NAFTA 95.32 ▲1.25%
ARI 4,149 ▼0.68%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
₿ CRYPTO
BTC $82,793 ▼ -0.63% ETH $2,484 ▼ -0.74% XRP $1.3621 ▲ +0.02% SOL $106.0000 ▼ -0.46%
S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 95.32 ▲1.25 % ARI 4,149 ▼0.68 % S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 95.32 ▲1.25 % ARI 4,149 ▼0.68 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
14 Tet 2026
Breaking
Bota

UKRAINË – 600 mijë familje pa energji elektrike pas sulmeve ruse

MOSKË, 14 tetor /ATSH-DPA/ – Të paktën 600 mijë familje në Ukrainë kanë mbetur pa energji elektrike pas sulmeve masive ruse gjatë natës, në të cilat u përdorën dhjetëra raketa balistike dhe më shumë se 100 dronë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se sulmet shkaktuan dëme të konsiderueshme në infrastrukturën energjetike, ndërsa policia raportoi disa viktima në kryeqytetin Kiev.

Sipas Zelenskyt, Rusia lëshoi 39 raketa balistike dhe mbi 102 dronë kundër objekteve energjetike dhe infrastrukturës kritike të vendit. Sulmet dëmtuan rëndë 26 objekte të furnizimit me energji elektrike dhe katër struktura të sektorit të naftës dhe gazit.

Presidenti ukrainas akuzoi Moskën se nuk respektoi thirrjen e presidentit amerikan Donald Trump për armëpushim lidhur me sulmet ndaj objekteve energjetike.

Zelensky e cilësoi sulmin si një veprim të qëllimshëm në shkallë të gjerë dhe i kërkoi Trumpit të vendosë sanksione të ashpra ndaj Rusisë. Ai kërkoi gjithashtu sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore “Patriot”, të cilat konsiderohen efektive kundër raketave balistike.

Sipas policisë ukrainase, pesë persona u vranë në Kiev.

Dy persona të tjerë humbën jetën në sulmet në rajonin e Dnipropetrovskut, të kryera të martën në mbrëmje dhe gjatë natës, ndërsa gjashtë persona u plagosën.

Nga ana e saj, Ministria ruse e Mbrojtjes konfirmoi sulmet ndaj infrastrukturës së komunikimit dhe energjisë në Kiev, zonat përreth dhe rajonin e Harkivit, duke pretenduar se objektivat lidhen me industrinë e mbrojtjes dhe forcat e armatosura ukrainase.

Ndërkohë, autoritetet ruse deklaruan se kishin interceptuar 902 dronë ukrainas mbi territorin e Rusisë dhe gadishullin e Krimesë, të aneksuar nga Moska.

Sulmet me dronë shkaktuan gjithashtu kufizime në disa aeroporte ruse, përfshirë katër aeroportet që shërbejnë kryeqytetin. Për disa ditë me radhë, fluturimet drejt Moskës janë ndërprerë ose devijuar, ndërsa pasagjerë të shumtë kanë mbetur të bllokuar në aeroporte.

Në një zhvillim tjetër, guvernatori i rajonit të Saratovit, Roman Busargin, njoftoi se një person u vra nga një sulm ukrainas me dron në qytetin Balakovo dhe se disa ndërtesa banimi u dëmtuan.

Banka më e madhe ruse, Sberbank, konfirmoi gjithashtu se një nga qendrat e saj të përpunimit të të dhënave ishte sulmuar, por deklaroi se sistemet vijonin të funksiononin normalisht.

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës vazhdon prej më shumë se katër vjetësh e gjysmë, ndërsa Kievi ka shtuar sulmet ndaj objektivave në territorin rus, larg vijës së frontit./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.