Tiranë 31°C · Pjesërisht vranët 13 August 2026
S&P 500 7,796 ▲0.62%
DOW 53,764 ▼0.01%
NASDAQ 26,802 ▲0.8%
NAFTA 82.13 ▼1.37%
ARI 4,430 ▼0.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068 EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068
₿ CRYPTO
BTC $63,212 ▼ -0.41% ETH $1,878 ▼ -0.47% XRP $1.0065 ▼ -0.04% SOL $75.8600 ▲ +0.21%
S&P 500 7,796 ▲0.62 % DOW 53,764 ▼0.01 % NASDAQ 26,802 ▲0.8 % NAFTA 82.13 ▼1.37 % ARI 4,430 ▼0.83 % S&P 500 7,796 ▲0.62 % DOW 53,764 ▼0.01 % NASDAQ 26,802 ▲0.8 % NAFTA 82.13 ▼1.37 % ARI 4,430 ▼0.83 %
EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068 EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068
13 Aug 2026
Breaking
Bota

UKRAINË – Zelensky kërkon 5% të rezervës amerikane të raketave “Patriot”

KIEV, 13 gusht /ATSH- DPA/ – Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës t’i shesin Ukrainës 5% të rezervës së tyre të raketave interceptuese për sistemet “Patriot” duke argumentuar se kjo do ta ndihmonte vendin të përballonte sulmet ajrore ruse gjatë dimrit.

“Nëse amerikanët na shesin 5% raketa interceptuese “PAC-3” dhe asgjë tjetër, ne do ta përballojmë dimrin dhe do të shpëtojmë jetë”, shkroi Zelensky në Telegram.

Sipas tij, deri tani Ukrainës i është vënë në dispozicion vetëm rreth 1% e kësaj rezerve amerikane.

Presidenti Zelensky tha se nëse SHBA-ja do t’i jepte Ukrainës 10% të rezervave, forcat ukrainase do të ishin në gjendje të asgjësonin raketat balistike ruse.

Presidenti ukrainas ka paralajmëruar vazhdimisht se vendi i tij po përballet me vështirësi në mbrojtjen e qyteteve dhe infrastrukturës nga intensifikimi i sulmeve ruse me raketa.

Sipas Zelenskyt, Ukraina këtë vit ka dy herë e gjysmë më pak raketa interceptuese sesa kishte në vitin 2025.

Ndërkohë, Rusia ka rritur prodhimin e raketave balistike. Moska po shfrytëzon dobësimin e mbrojtjes ajrore ukrainase për të shtuar përdorimin e këtyre raketave.

Kërkesa vjen në një moment kur rezervat amerikane të raketave “Patriot” janë reduktuar ndjeshëm.

Ekspertë të “Center for Strategic and International Studies” (CSIS) vlerësuan në fund të korrikut se SHBA-ja kishte rreth 800 raketa interceptuese në rezervë, nga afërsisht 3 100 para fillimit të luftës në Iran në shkurt.

Sipas vlerësimeve të tyre, Ukraina ka marrë rreth 600 raketa interceptuese.

Pas takimit me presidentin amerikan Donald Trump në fund të korrikut, Zelensky ka shprehur gjithashtu shpresën që Ukraina të marrë një licencë për prodhimin e raketave “Patriot” në territorin e saj. Trump, megjithatë, ka treguar kujdes, duke theksuar se transferimi i një teknologjie të tillë është një çështje komplekse. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.