⛅
Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 28 Shtator 2026
S&P 500 7,684 ▼0.77%
DOW 51,482 ▼0.67%
NASDAQ 26,820 ▼0.92%
NAFTA 93.29 ▲0.75%
ARI 4,149 ▼0.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
₿ CRYPTO
BTC $83,400 ▼ -1.5% ETH $2,678 ▼ -0.26% XRP $1.4859 ▼ -2.37% SOL $117.9300 ▼ -4.01%
S&P 500 7,684 ▼0.77 % DOW 51,482 ▼0.67 % NASDAQ 26,820 ▼0.92 % NAFTA 93.29 ▲0.75 % ARI 4,149 ▼0.48 % S&P 500 7,684 ▼0.77 % DOW 51,482 ▼0.67 % NASDAQ 26,820 ▼0.92 % NAFTA 93.29 ▲0.75 % ARI 4,149 ▼0.48 %
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
28 Sht 2026
Breaking
Bota

UKRAINË – Zelensky: Rusia ka nisur mobilizim të ri ushtarak

KIEV, 28 shtator /ATSH-DPA/- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se Rusia ka nisur një proces të ri mobilizimi, dhe po përpiqet të rekrutojë më shumë njerëz për ushtrinë.

“Rusët po planifikojnë gjithashtu të përfshijnë më shumë shtetas të huaj”, tha Zelensky në një videomesazh të publikuar sot në mbrëmje.

Ai tha se këtë informacion e kanë siguruar shërbimet ukrainase të sigurisë.

Prej disa muajsh ka pasur spekulime, diskutime dhe pretendime ende të pakonfirmuara, se Rusia mund të nisë një mobilizim të ri, për të zëvendësuar humbjet e mëdha të ushtarëve në frontin e luftës në Ukrainë.

Presidenti rus, Vladimir Putin deri tani i ka mohuar kategorikisht këto shqetësime.

Zelensky tha gjithashtu se Ukraina ka marrë informacione të reja për ushtarët e Koresë së Veriut që ndodhen në Rusi.

“Aktualisht ka më shumë se 8 mijë ushtarë koreano-veriorë në territorin rus”, tha Zelensky.

Sipas tij, po përgatiten edhe 10 mijë ushtarë të tjerë, të cilët po përzgjidhen për t’u trajnuar dhe më pas do të dërgohen në Rusi.

Zelensky tha se Rusia po e shpërblen Korenë e Veriut me teknologji për ndihmën ushtarake.

Sipas tij, në këmbim të kësaj ndihme, në Korenë e Veriut ka nisur prodhimi i dronëve sulmues të tipit “Shahed”, me mbështetje teknike nga Rusia.

Zelensky tha se kjo tregon se bashkëpunimi ushtarak mes vendeve, mund të përhapë kërcënime edhe në pjesë të tjera të botës. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.