ULEN ÇMIMET E KARBURANTEVE NË MAL TË ZI
Foto: Shutterstock
Çmimet e karburanteve në Mal të Zi janë ulur nga mesnata.
Eurosuper 98 do të jetë 1 cent më i lirë dhe do të kushtojë 1.78 euro për litër, ndërsa Eurosuper 95 do të ulet me 2 centë, në 1.74 euro.
Nga Ministria e Energjisë dhe Minierave bëhet e ditur se çmimi i Eurodizelit mbetet i pandryshuar, në 1.87 euro për litër, edhe gjatë shtatë ditëve të ardhshme.
Ndërkohë, vaji për ngrohje do të lirohet me 5 centë, duke zbritur në 1.78 euro për litër.
Çmimet e reja do të jenë në fuqi nga 1 deri më 7 shtator 2026.
Llogaritja e radhës e çmimeve maksimale me pakicë do të bëhet më 7 shtator, ndërsa çmimet e reja që do të vlejnë nga 8 shtatori do të publikohen pas kësaj përllogaritjeje.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.