☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 15 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $71,471 ▲ +1.24% ETH $2,106 ▲ +1.42% XRP $1.4079 ▲ +0.99% SOL $88.2300 ▲ +1.09%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
15 Mar 2026
Breaking
Kronika

Ura Vajgurore, INUK prish ndërtesën pa leje të dajës së ministrit Veliaj

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka nisur një aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje në Urën Vajgurore.

Mes ndërtesave të prishura, INUK ka prishur edhe një ndërtesë në pronësi të Kristina Ormënajt, bashkëshortja e dajës së ministrit Erion Veliaj, njëherësh kryebashkiaku i Urës Vajgurore. Bëhet fjalë për një ndërtesë 1-katëshe me themele për t’u bërë pallat.

Në një prononcim për media, Syrja Ormënaj ka deklaruar se prona që INUK ka nisur të shëmbë që prej mëngjesit të sotëm është me leje dhe e hipotekuar. “Prona prej 400 m² është me leje dhe e hipotekuar”, thotë ai.

Ndërtimin e kryebashkiakut të Urës Vajgurore e ka denoncuar më herët edhe Partia Dermokratike. Në një prononcim të deputetit Aldo Bum thuhet se, “Kryetari i Bashkisë së Urës Vajgurore, që ndërton pallat në mes të ditës në mes të qytetit jo vetëm nuk është arrestohet por as nuk procedohet dhe madje as qortohet. Kemi këtu vendimin e formës së prerë të Gjykatës së Apelit të Vliorës, që e shpall të paligjshme lejen e dhënë nga ky kryetar Bashkise, për ndërtimin që ai vetë po bën. Pra ai po ndërton pa leje. Por Kryetarin e Bashkisë së Urës Vajgurore nuk e kap ligji se është daja i Ministrit Erion Veliaj. Kryetari i Bashkisë së Urës Vajgurore nuk e zbaton vendimin e Gjykatës, sepse Vendimet e Gjykatave nuk i zbaton Edi Rama, Vendimet e Gjykatave nuk i zbaton Ilir Meta. Oligarkia thotë se udhëheq me shembull personal. Ja shembulli personal; ndërtimi pa leje, moszbatimi i ligjit, moszbatimi i vendimit të gjykatave”, sqaroi më tej deputeti.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.