🌤️
Tiranë 28°C · Kryesisht kthjellët 16 Shtator 2026
S&P 500 7,607 ▲0.28%
DOW 51,965 ▼0.25%
NASDAQ 26,135 ▲0.59%
NAFTA 103.76 ▼1.96%
ARI 4,369 ▲0.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $75,651 ▼ -1.05% ETH $2,393 ▼ -2.24% XRP $1.2731 ▼ -9.74% SOL $97.0000 ▼ -3.35%
S&P 500 7,607 ▲0.28 % DOW 51,965 ▼0.25 % NASDAQ 26,135 ▲0.59 % NAFTA 103.76 ▼1.96 % ARI 4,369 ▲0.83 % S&P 500 7,607 ▲0.28 % DOW 51,965 ▼0.25 % NASDAQ 26,135 ▲0.59 % NAFTA 103.76 ▼1.96 % ARI 4,369 ▲0.83 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
16 Sht 2026
Breaking
Opinion

Urime Albin Kurti… Por, historia nuk mund të apelohet!

Nga Martin Leka

Sot, në ditën kur Haga dha vendimin ndaj katër prej figurave kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kosova përjeton një nga ditët më të rënda të saj politike dhe emocionale.

81 vite burg për katër prej drejtuesve të UÇK-së. Vendimi i shkallës së parë i shpalli fajtorë për disa krime lufte, ndërsa i shpalli të pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit.

Dhe ndërsa në Kosovë qytetarët e kanë përjetuar rëndë e me dhimbje këtë vendim, një pyetje mbetet e pashmangshme: çfarë mesazhi duhet të japë sot udhëheqja politike e Kosovës?

Urime, Albin Kurti!

Për Kosovën kjo ditë nuk mund të jetë thjesht një aktgjykim juridik.

Është edhe një moment politik, historik dhe kombëtar, ku nuk duhet heshtje politike, nuk duhet kalkulim, nuk duhet kujdes elektoral dhe nuk ka nevojë për kujtesë selektive.

Albin Kurti vetëm pas tre orësh ju drejtua popullit tè Kosoves, ndërkohë që nuk kishte mbetur njeri politik në hapësirën shqiptare pa thënë fjalën e vet.

Edhe kur foli, ai nuk tha asgjë se cdo të bëhet me një gjykatë që flet e merr vendime në emër të popullit të Kosovës, të popullit të Albinit që ka mbushur sheshet e Kosovës kundër këtij vendimi.

Albin Kurti ka qenë për vite një kundërshtar politik i shumë prej figurave që sot ndodhen në Hagë. Kjo është pjesë e historisë politike të Kosovës.

Sepse kur historia vihet në diskutim, institucionet e Kosovës nuk mund të komunikojnë sikur po zhvillohet një ditë e zakonshme politike.

As fakti që vendimi do të apelohet, nuk mund të bëjë asnjë shqiptar të presë.

Ajo që nuk mund të apelohet është historia. E Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. E Popullit të Kosovës,

Zhvillimet politike në Kosovë tregojnë se sa i rëndësishëm është pushteti për Albin Kurtin

Ndaj “urime” Albin (edhe Vjosa). Sipas Hagës, edhe 25 vjet, kundërshtarin nuk e ke përballë!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.