☁️
Tiranë 14°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,972 ▲ +0.68% ETH $2,269 ▲ +1.1% XRP $1.2530 ▲ +0.43% SOL $95.3700 ▼ -0.24%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

Dënimi i katërshes së UÇK-së, Fetoshi bën thirrje për qetësi: Nuk duhet t’ia japim Serbisë mundësinë që ta minojë Republikën e Kosovës

Drejtori i Institutit “Octopus”, Arben Fetoshi, ka bërë thirrje për qetësi, maturi dhe unitet pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ai ka paralajmëruar se çdo përshkallëzim i situatës në Kosovë mund të jetë i rrezikshëm dhe, sipas tij, mund të shfrytëzohet nga Serbia për narrativat e saj kundër Kosovës.

Në reagimin e titulluar “Padrejtësia, që kërkon maturi dhe unitet”, Fetoshi e ka cilësuar vendimin si një moment jashtëzakonisht të rëndë për Kosovën.

Sipas tij, vendimi është i rëndë për të dënuarit, familjet e tyre, bashkëluftëtarët dhe shoqërinë kosovare, e cila luftën e UÇK-së e konsideron pjesë të themeleve të çlirimit dhe shtetit të pavarur.

Megjithatë, Fetoshi ka theksuar se në këtë moment Kosovës i nevojiten qetësi, dinjitet dhe përgjegjësi qytetare.

Ai e ka cilësuar vendimin të padrejtë, por ka thënë se beteja juridike nuk ka përfunduar dhe se ajo do të vazhdojë në Gjykatën e Apelit.

“Në Gjykatën e Apelit do të vazhdojë beteja me argumente dhe kundërshtimi i vendimit të sotëm”, ka shkruar Fetoshi në Facebook.

Sipas tij, aktgjykimi nuk duhet të shihet si fundi i procesit, ndërsa zemërimi dhe zhgënjimi nuk duhet të shndërrohen në dhunë apo destabilizim.

Fetoshi ka paralajmëruar se çdo përshkallëzim i situatës në Kosovë mund të jetë i rrezikshëm dhe, sipas tij, mund të shfrytëzohet nga Serbia për narrativat e saj kundër Kosovës.

“Incidentet eventuale apo çfarëdo cenimi i rendit në Kosovë, do të mund të instrumentalizohen nga Serbia për narrativat dhe inskenimet e saj kundër Kosovës”, ka shkruar ai.

Sipas Fetoshit, përmes një situate të tillë, Serbia mund të synojë ta paraqesë Kosovën si shtet të paqëndrueshëm, institucionet e saj si të brishta dhe shoqërinë kosovare si kërcënim për sigurinë.

“Nuk duhet t’ia japim Serbisë atë që s’ka mundur ta fitojë gjatë luftës: mundësinë që ta minojë Republikën e Kosovës”, ka theksuar Fetoshi.

Ai ka thënë se kundërshtimi ndaj vendimit duhet të jetë demokratik dhe paqësor, duke shtuar se qytetarët kanë të drejtë ta kritikojnë atë, të protestojnë dhe të kërkojnë drejtësi.

Megjithatë, sipas tij, reagimi duhet të bëhet duke mbrojtur shtetin dhe rendin demokratik të Kosovës.

Fetoshi ka theksuar se qetësia dhe përmbajtja nuk nënkuptojnë pajtim me vendimin, ndërsa ka përfunduar se “beteja për drejtësi vazhdon”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.