☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 09 July 2026
S&P 500 7,531 ▲0.65%
DOW 52,545 ▲0.38%
NASDAQ 26,089 ▲0.84%
NAFTA 72.11 ▼1.92%
ARI 4,139 ▲1.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1414 EUR/GBP 0.8534 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.8205 EUR/MKD 61.6522 EUR/RSD 117.3424 EUR/TRY 53.5222 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6178 EUR/USD 1.1414 EUR/GBP 0.8534 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.8205 EUR/MKD 61.6522 EUR/RSD 117.3424 EUR/TRY 53.5222 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6178
₿ CRYPTO
BTC $62,690 ▲ +1.35% ETH $1,736 ▲ +0.41% XRP $1.0883 ▲ +0.99% SOL $77.5300 ▲ +0.77%
S&P 500 7,531 ▲0.65 % DOW 52,545 ▲0.38 % NASDAQ 26,089 ▲0.84 % NAFTA 72.11 ▼1.92 % ARI 4,139 ▲1.38 % S&P 500 7,531 ▲0.65 % DOW 52,545 ▲0.38 % NASDAQ 26,089 ▲0.84 % NAFTA 72.11 ▼1.92 % ARI 4,139 ▲1.38 %
EUR/USD 1.1414 EUR/GBP 0.8534 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.8205 EUR/MKD 61.6522 EUR/RSD 117.3424 EUR/TRY 53.5222 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6178 EUR/USD 1.1414 EUR/GBP 0.8534 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.8205 EUR/MKD 61.6522 EUR/RSD 117.3424 EUR/TRY 53.5222 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6178
09 Jul 2026
Breaking
Opinion

Urrejtësit kanë emra

Nga Mero Baze

Qindra shërbime turistike në Shqipëri, kryesisht hotele apo restorante të njohura, janë vendosur nën një sulm të koordinuar nga grupi drejtues i protestës, i cili ka marrë atributet e “Byrosë Politike të protestës” që shpall ndëshkime për ata që nuk i mbështesin.

Pas konferencës për shtyp të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i cili foli për rreth 10 mijë llogari të orientuara për sulm ndaj këtyre bizneseve, duke bërë review false për t’u shkatërruar biznesin, evidentohen qartë jo vetëm atentatorët, por dhe simpatizantët e tyre. Janë këta që e quajnë maskarallëk pse policia mbron bizneset që sulmohen për t’u shkatërruar në kulmin e sezonit turistik, meqë nuk dalin në protestë. Madje disa kryendritur mendojnë se përpjekja e policisë për të mbrojtur biznesin nga këto sulme është vepër penale dhe duhet ta hetojë SPAK.

Në vende fqinje si Italia kjo është një vepër penale që dënohet deri në tre vjet burg, pasi nuk bëhet fjalë për vlerësime nga klientë të shërbimeve turistike, por vlerësime nga Byroja Politike e protestës, e cila ka shpërndarë linke me adresa konkrete se kush duhet goditur e kush jo. Të gjitha janë administruar nga bizneset e dëmtuara dhe janë kallzuar në polici.

Është një linçim i koordinuar politikisht dhe kallëzimet penale të biznesit janë për emra konkretë. Të gjitha sulmet janë të verifikueshme, pasi janë vetëm 24 orët e fundit dhe janë sa trefishi i vlerësimeve që ka një biznes në disa vite. Është thjesht luftë hibride, jo nga Irani, Imami i Xhamisë apo Albin Kurti, por nga ata që janë në bulevard pas mikrofonit.

Të gjithë pronarët e bizneseve brenda disa orëve kanë të gjithë emrat e atyre që i kanë sulmuar në mënyrë të ndyrë, duke tentuar t’u prishin biznesin për arsye politike.

Janë pak a shumë si atentatorët që të zinin pritë “në emër të popullit”. Tani të zënë pritë në emër të protestës.

Shumë prej atyre që po sulmohen, nuk kanë asnjë lidhje politike me Edi Ramën dhe ky sulm thjesht i rreshton ata politikisht kundër atyre plehrave që hartojnë lista në protestë. Janë personazhet publikë të protestës, kryetarët e partive të vogla që bëjnë thirrje për linçim të bizneseve në emër të luftës ndaj oligarkisë, dhe që mendojnë se me ushtrinë e trushpëlarëve të rrugës do të vijnë në pushtet. Secili prej tyre është përgjegjës për çdo pasojë që mund të sjellë kjo fushatë jakobine dhe reagimin e biznesit ndaj tyre.

Në këtë fushatë pastaj ka dhe teprime ziliqarësh, njerëz që përdorin protestën për të dëmtuar konkurrencën në biznes e deri te skena tragjikomike si ajo e një lezhjani që shpërndante dje listën e bizneseve që duhen ndëshkuar, vendoste linkun në Google Maps për review në Google dhe në mes të listës kishte dhe hotelin e Irfan Hysenbelliut, i cili në fakt po mban gjallë protestën. Kjo tregon se ligësia e atyre që drejtojnë këtë fushatë linçuese nuk ka fund dhe është gjenerator i një energjie negative në Shqipëri që do të ketë pasoja afatgjata.

Në fund e gjithë kjo është një betejë kundër lirive politike dhe njerëzore në këtë vend. Ky sulm bëhet se ata që drejtojnë protestën nuk pranojnë dot lirinë politike të të tjerëve në Shqipëri dhe duan t’u imponohen me dhunë. Ata nuk pranojnë dot faktin që shqiptarët nuk mund të udhëhiqen nga disa të marrë që gjithë komplekset e inferioritetit të tyre i zbrazin në një shesh dhe u duket vetja udhëheqës. Ata kanë filluar të linçojnë njerëz dhe biznese për arsye politike. Ky është fundi i tyre, jo i biznesit dhe lirisë së shqiptarëve. Secili prej tyre, një për një, duhet të përgatitet të përballet me të njëjtën monedhë, fillimisht përmes ligjit.

Shikoj po ashtu disa gazetarë që janë kthyer në udhëheqës proteste, pasi u duket më lehtë të flasin se të shkruajnë dhe që janë të lumtur me këtë që po ndodh. Madje shpërndajnë dhe thirrje për SPAK që duhet të hetojë policinë pse mbron biznesin e dëmtuar nga hordhia e protestës. Kjo tregon se janë pjesë e këtij operacioni të ndyrë. Gazetarë OJQ që gjithë jetën paguhen nga të tjerët, sot janë në sulm ndaj çdo gazete apo gazetari që jeton me punën e tij, pasi nuk e kuptojnë dot që ata të jetojnë me punën e tyre. Duhet gjithmonë t’i paguajë dikush. Dhe tani po përpiqen të orientojnë sulme me pseudonime ndaj kolegëve të tyre, që jo vetëm nuk mendojnë si ata, por nuk janë të paaftë si ata.

Kurrë në Shqipëri një protestë politike nuk ka prodhuar kaq urrejtje dhe rrezik për vëllavrasje sa kjo që u tentua të maskohet si protestë qytetare dhe paqësore.

Asgjë më shumë se urrejtja nuk është kundër paqes dhe asgjë më shumë se linçimi individual i biznesit nuk sjell luftë civile në një vend. Dhe ky krim ka emra. Nuk e kanë me bizneset se atyre nuk u ndodh asgjë nga review-t e tyre. Këta mendojnë se mund të gjunjëzojnë Shqipërinë me dhunë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.