🌫️
Tiranë 12°C · Mjegull 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,946 ▲ +0.3% ETH $2,266 ▲ +0.34% XRP $1.2507 ▼ -0.39% SOL $94.5500 ▼ -1.64%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

Vaj palme i padeklaruar në 46 produkte qumështi në Kosovë

Autoritetet e sigurisë ushqimore në Kosovë kanë identifikuar vaj palme të padeklaruar në 46 produkte të sektorit të qumështit, pas një kontrolli të gjerë të kryer në treg. Rezultatet e kontrolleve u prezantuan nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Sipas të dhënave të bëra publike, nga 471 mostra të analizuara, 93 rezultuan me mospërputhje në nivel përbërësish. Kjo përfaqëson rreth 19.8% të mostrave të analizuara. Nga këto raste, 46 lidhen me praninë ose deklarimin e vajit të palmës, duke e bërë këtë përbërës mospërputhjen më të shpeshtë të identifikuar gjatë kontrolleve.

Vaji i palmës u gjet në produkte të ndryshme, përfshirë gjizë, qumësht, ajkë, kremra ushqimorë, kos, produkte me speca dhe margarinë. Në një pjesë të rasteve, prania e tij nuk ishte deklaruar në etiketën e produktit.Kontrollet evidentuan gjithashtu raste kur në produkte ishin përdorur yndyra bimore pa u deklaruar, si dhe raste kur operatorët nuk kishin autorizimet e posaçme për përpunimin e produkteve që përmbajnë vaj palme, qumësht pluhur, yndyrë bimore ose përbërës të tjerë zëvendësues.

Në total, autoritetet morën 495 mostra nga kategori të ndryshme të produkteve. Numri më i madh i mostrave i përkiste djathit dhe gjizës, me 113 raste, të ndjekura nga qumështi dhe pijet me bazë qumështi me 94 mostra dhe ajka e kremi i qumështit me 83 mostra.Kontrollet përfshinë gjithashtu 75 mostra produktesh të ndryshme, 67 mostra margarine dhe yndyrash bimore, 57 mostra kosi dhe gjashtë mostra gjalpi.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë tha se, pas evidentimit të mospërputhjeve, operatorëve ekonomikë u është kërkuar korrigjimi i deklarimit të produkteve dhe pajisja me autorizimet përkatëse.Operatorëve u është kërkuar gjithashtu ndarja fizike e produkteve me origjinë shtazore nga ato që përmbajnë përbërës me origjinë bimore. Sipas Agjencisë, në rastet ku janë konstatuar mospërputhje serioze, janë ndërmarrë masa administrative.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.