☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 24 June 2026
S&P 500 7,358 ▼0.1%
DOW 51,849 ▲0.35%
NASDAQ 25,477 ▼0.43%
NAFTA 69.87 ▼4.56%
ARI 4,016 ▼3.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
₿ CRYPTO
BTC $60,760 ▼ -2.84% ETH $1,610 ▼ -3.35% XRP $1.0686 ▼ -3.27% SOL $67.3700 ▼ -2.59%
S&P 500 7,358 ▼0.1 % DOW 51,849 ▲0.35 % NASDAQ 25,477 ▼0.43 % NAFTA 69.87 ▼4.56 % ARI 4,016 ▼3.21 % S&P 500 7,358 ▼0.1 % DOW 51,849 ▲0.35 % NASDAQ 25,477 ▼0.43 % NAFTA 69.87 ▼4.56 % ARI 4,016 ▼3.21 %
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
24 Jun 2026
Breaking
Zgjedhjet lokale 2015

Agjenti i Iranit dhe kryeministri i Shqipërisë

Luan Rama*
Ja pra, më në fund u zbulua edhe agjenti!
Dhe çfarë agjenti, nga ata me mjekër dhe me bisht; agjent iranian.
Nuk ka ende të dhëna publike se si është rekrutuar agjenti dhe as se sa është paguar nga MOIS (ky është akronimi në anglisht i Ministrisë së Inteligjencës së Republikës Islamike të Iranit, pasi vjen prej Ministry of Intelligence and Security) ose në persisht, VAJA, por me siguri Shërbimi Informativ i Shqipërisë duhet t’i ketë edhe këto të dhëna, nga të njëjtat burime prej nga ku e ka zbuluar agjentin e Iranit, të infiltruar në protestën e madhe të çdoditshme të qytetarëve të Tiranës.
Të fshehtën që mezi e mbante brenda vetes gjithë mundim, përkundër tundimit për t’ua përplasur në sy protestuesve, më drejtpërdrejt e pohoi vetëm pasi agjenti doli e foli në protestë.
Zoti Kryeministër i Shqipërisë nuk na e tha nëse agjenti ka folur në kokë të vet apo sepse e tillë i qe dhënë vijësjellja agjenturore, por u gjetën “derrat e kënaqur” të Migjenit që ai t’i jepte të drejtë vetes për gjithçka kishte thënë ditëpasdite gjatë protestës.
“Si thoshin derrat e kënaqur migjenianë të segmentit ‘intelektual’ të protestës, nuk ka lidhje Irani, ëëë…?¿”
Këtë fjali të marrë nga postimi i vetë Kryeministrit në Facebook, të gjithë e mësuan përmendësh. Duhej të ishin të përgatitur për çdo situatë.
Nuk dihet se cilët janë “derrat e kënaqur”, por kaq u desh, dhe të tijtë u ndërsyen turravrap që secili të merrte nga një copë agjenti në dorë dhe me copën e vet të agjentit të dëshmonte se cili qe më i zoti.
Ditëzinjtë, ngaqë nuk e kanë idenë se cila është domethënia e “derrave të kënaqur” të Migjenit, u shfaqën edhe më të kënaqur se vetë derrat, pa e ditur se cilën fytyrë të zgjedhin; atë të Sokratit apo të derrit?!
– Ky qe gabimi që bëri Kryeministri, tha ai më i zellshmi.
– Ose mbase qe vetë gracka e tij për të na parë se deri në ç’cak të marrëzisë mund të mbërrijmë, ia priti ai më njomëzaku.
Bashkëfolësi pa me habi si për të thënë se ç’hyn marrëzia këtu, ç’lidhje ka Kryeministri me marrëzinë, por vetëm aq, pa guxuar të flasë.
Ndërsa njëri prej më të zëshmëve ndër të tijtë tha se në vend të Migjenit, për ta bërë më të plotë fabulën agjenturore, Kryeministri mund të kishte zgjedhur Naimin, sepse Naimi ka qenë i lidhur me Iranin, ka ditur edhe gjuhën. Pastaj Naimin në Iran e njohin, e duan, e nderojnë. Në nder të tij kanë emetuar edhe një pullë poste. A nuk është vetë pulla dhe posta një mesazh i koduar agjenturor…
Ç’ne Migjeni me Iranin?
Pastaj në Iran sikur nuk e hanë as mishin e derrit, për më tepër…
U bënë lëmsh e nuk dinin nga t’ia mbanin. Për më tepër nuk dinin se ku ta dorëzonin copën e agjentit që e shtrëngonin në dorë, gjithë merak se mos u ikte. Kishin bërë gjithë atë mund për ta kapur.
– Në SPAK, ata merren me këto punë, u kujtua militantja e devotshme, duke bërë kujdes që të mos e thoshte gabim emrin e SPAK-ut.
Mirëpo askush nuk reagoi. Të gjithë bënë sikur nuk e dëgjuan.
– Në SPAK?! Kush foli, kush e përmendi SPAK-un?!
Zëri qe kaq hakërryes, sa ajo e gjora uli kokën e nuk guxonte as të merrte frymë.
– Këto punë i di vetëm ai, Kryeministri, vazhdoi zëri jo aq hakërryes sa në fillim. Nëse e çojnë në SPAK, mbase del e vërteta dhe digjet loja.
– Punë e madhe, le ta çojë e ta dënojnë, foli ai me sytë e dalë, duke ngritur lart dorën me copën e vet të agjentit.
– Lëreni SPAK-un aman, sepse sapo dola prej andej dhe ende nuk e kam marrë veten, foli zë mekuri flokëlëpirë.
Kishte të drejtë.
Përmendet litari në shtëpinë e të varurit?!
*Luan Rama-ish ministër dhe deputet i PS

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.