☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 22 Shtator 2026
S&P 500 7,765 ▲1.49%
DOW 52,049 ▲0.71%
NASDAQ 27,122 ▲2.26%
NAFTA 90.93 ▼1.56%
ARI 4,354 ▼0.68%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $86,152 ▲ +1.69% ETH $2,749 ▲ +1.02% XRP $1.5417 ▲ +4.71% SOL $117.2900 ▲ +1.28%
S&P 500 7,765 ▲1.49 % DOW 52,049 ▲0.71 % NASDAQ 27,122 ▲2.26 % NAFTA 90.93 ▼1.56 % ARI 4,354 ▼0.68 % S&P 500 7,765 ▲1.49 % DOW 52,049 ▲0.71 % NASDAQ 27,122 ▲2.26 % NAFTA 90.93 ▼1.56 % ARI 4,354 ▼0.68 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
22 Sht 2026
Breaking
Politika

Asambleja e OKB-së nis punimet e sesionit të 81-të, mes liderëve botërorë në Nju Jork edhe kryeministri Rama!

Ka nisur sot (22 shtator) java e nivelit të lartë e sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në selinë e OKB-së në Nju Jork.

Debati i Përgjithshëm do të zhvillohet nga 22 deri më 26 shtator dhe do të vijojë më 28 shtator, me pjesëmarrjen e krerëve të shteteve, qeverive dhe përfaqësuesve të lartë të vendeve anëtare.

Sipas OKB-së, rreth 130 krerë shtetesh dhe qeverish pritet të marrin pjesë fizikisht në javën e nivelit të lartë.

Në këtë kuadër, edhe kryeministri Edi Rama ndodhet në Nju Jork, ku do të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Rama pritet të marrë pjesë në hapjen e Debatit të Përgjithshëm dhe t’u drejtohet të pranishmëve me një fjalë.

Agjenda e vizitës së kryeministrit shqiptar parashikon gjithashtu pjesëmarrjen në pritje zyrtare dhe aktivitete të nivelit të lartë, si dhe takime me përfaqësues të politikës, ekonomisë dhe organizatave ndërkombëtare. Java e nivelit të lartë zhvillohet në një periudhë kur komuniteti ndërkombëtar përballet me një sërë krizash dhe sfidash globale.

Në fokus të diskutimeve pritet të jenë luftërat dhe konfliktet, ndryshimet klimatike, pabarazitë ekonomike dhe sociale, zhvillimi i shpejtë i inteligjencës artificiale, si dhe çështjet që lidhen me paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Sipas agjendës së OKB-së, gjatë kësaj jave do të zhvillohen edhe disa takime të nivelit të lartë për çështje specifike, përfshirë klimën dhe tranzicionin e drejtë, ngritjen e nivelit të detit, parandalimin dhe përgatitjen ndaj pandemive, si dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.