🌦️
Tiranë 17°C · Rrebesh i lehtë 20 Nëntor 2026
S&P 500 7,176 ▼2.02%
DOW 49,097 ▼2.19%
NASDAQ 23,879 ▼2.25%
NAFTA 81.68 ▼0.92%
ARI 3,593 ▼2.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
₿ CRYPTO
BTC $61,881 ▼ -2.85% ETH $1,755 ▼ -2.64% XRP $0.9580 ▼ -2.39% SOL $72.2200 ▼ -3%
S&P 500 7,176 ▼2.02 % DOW 49,097 ▼2.19 % NASDAQ 23,879 ▼2.25 % NAFTA 81.68 ▼0.92 % ARI 3,593 ▼2.52 % S&P 500 7,176 ▼2.02 % DOW 49,097 ▼2.19 % NASDAQ 23,879 ▼2.25 % NAFTA 81.68 ▼0.92 % ARI 3,593 ▼2.52 %
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
20 Nën 2026
Breaking
Bota

VARSHAVË – Polonia heton shkeljen e mundshme të hapësirës ajrore gjatë sulmeve ruse në Ukrainë

VARSHAVË, 20 nëntor /ATSH-ANSA/- Forcat e Armatosura të Polonisë po hetojnë nëse hapësira ajrore e vendit, është shkelur nga objekte të paidentifikuara gjatë sulmeve të gjera ajrore ruse ndaj Ukrainës, në orët e para të mëngjesit.

Komanda Operacionale e Forcave të Armatosura polake njoftoi se po verifikon të dhënat e sistemeve të radarëve, për të përcaktuar nëse objekte të huaja, kanë hyrë në territorin ajror të vendit dhe nëse nevojiten masa për të përballuar ndonjë kërcënim të mundshëm.

Zëdhënësi i komandës, nënkoloneli Jacek Goryszewski, deklaroi për televizionin TVN24 se po hetohen dy raste të mundshme të shkeljes së hapësirës ajrore.

Sipas tij, autoritetet po mbledhin të dhëna nga radarët, informacion nga banorët e zonës dhe të dhëna nga vendet aleate.

Një objekt i paidentifikuar dyshohet se ka rënë në rajonin e Bilgorajt, në juglindje të Polonisë, pranë fshatit Chmielek dhe jo shumë larg kufirit me Ukrainën.

Banorët kanë njoftuar autoritetet, ndërsa ekipet në terren, janë dërguar për të kontrolluar zonën dhe për të përcaktuar nëse objekti ka rënë vërtet atje.

Kryeministri polak, Donald Tusk, deklaroi se në atë moment nuk kishte më rrezik nga ajri dhe se shërbimet përkatëse po punonin në vendngjarje.

Si masë paraprake, Polonia ngriti në ajër avionët e saj ushtarakë gjatë sulmeve ruse ndaj Ukrainës, veçanërisht në rajonet perëndimore, pranë kufirit polak.

Deri në përfundimin e hetimeve, autoritetet nuk kanë konfirmuar se çfarë objekti ka rënë dhe nëse ishte raketë apo dron.

Gjithashtu, nuk është konfirmuar zyrtarisht se bëhej fjalë për një objekt rus.

Polonia, anëtare e NATO-s dhe fqinje e Ukrainës, monitoron me kujdes çdo incident të mundshëm në hapësirën e saj ajrore, që lidhet me luftën, për shkak të rrezikut që sulmet pranë kufirit të prekin edhe territorin e saj. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.